-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Çun Lajçi reagon ashpër ndaj Dritan Abazoviqit: Zog kur*e n’Ceti, po bëhesh kurriz i popit serb!

Rekomandime

Shkrimtari dhe aktori, Çun Lajçi ka reaguar ashpër ndaj zëvendëskryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, pas përkrahjes që këta dy politikanë shqiptarë po ua bëjnë politikave serbe.

Në një postim në Facebook, Lajçi u shpreh se Ramës nuk po i intereson Kosova, derisa Abazoviq po bëhet kurrizi i popit serb.

- Advertisement -

“Përmes Beogradit Rama i nisi gjamët e atdheut, e dert se ban punën e Kosovës. Ky Abazoviq bahet kurrizi i popit serb e baglon n’ftyrën e vet e t’popullit sojnik malazez.

Me randësi asht ai t’jetë zog kurve n’Ceti e Rama kumona e ogiçit n’Shqipni!”, deklaroi Lajçi.

Postimi i plotë

- Advertisement -

Pa dashje fola

M’vjen keq prej viteve t’mia me u marrë me juve që konsideroheni si “krenët e shqiptarisë”! Me iu thanë jeni nda e përça edhe ma zi se n’kohën e Pashiqit.

- Advertisement -

E shejat janë. Edhe fotografitë! Edhe t’bamet e njenit e tjetrit e tjetri! E vështirë me besua për çdo njeri që mendon ftoftë.

Asht kohë e re e gjeneratave t’reja, që leht thehen e ndrrojnë mendimet edhe për herojt e luftës edhe për trimat e paqes! Ata e lexojnë kohën e vet e zor se i kthehen t’kaluemes, se ajo i gjason të tashmes.

Une s’përtova t’ia gërrithi penin lahutës, (jo me shitë mend se di apo s’di me knua), por deshta me gërrithë kujtesën e çartjes se zotnive të Shqipnisë se Mbretit.

Zogolli thonë me çdo kusht donte t’ishte mbi dy krahët e atdheut. S’e duronte Nolin e Hasani Bajram Currin. Njeni shkoi n’Selanik,tjetri n’Amerikë e Zogu n’Beograd.

E muer pëlqimin e Pashiqit që t’bahej Kryeministër. Dhe u ba, mbasi u futen thastë e Beogradit me pare n’trojet shqiptare. U pre Bajrami nga Cana Beg Kryeziu e Kadri Mehmeti dhe punët u nisen zi e ma zi.

Sot njisoj. Përmes Beogradit Rama i nisi gjamët e atdheut, e dert se ban punën e Kosovës. Ky Abazoviq bahet kurrizi i popit serb e baglon n’ftyrën e vet e t’popullit sojnik malazez.

Me randësi asht ai t’jetë zog kurve n’Ceti e Rama kumona e ogiçit n’Shqipni!

Si tash si atëherë, krejt përpjekjet i kanë n’Beograd! E shajnë njeni tjetrin e tradhtarë i shpallin me letra e pa letra. Atëherë mbaheshin letrat n’xhepa e tradhëtia s’ishte për ledinë si sot! Sot interneti asht plot e përplot ndasi e përçamje. Kingji bahet dash e dashit ia thejnë brinat. Kumona kalon prej ogiçit të delmja e prej delmes të dhia e n’fund magari thotë ishalla asht andërr. Por ujku ia ka hangër gjysën e trupit.

E mua me vjen turp prej viteve me iu thanë se jeni t’zhytun si njeni si tjetri. Iu duhet Drini me iu la gjynahesh. I keni mbushë kacat pare e hundet sheqer kolumbian e s’po dini cili asht kali e cili gomari.

Ikni sa s’janë çua prrojet se Shqipnia ka me iu mbetë n’fyt e Kosova ka me ua qorrua sytë!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit