4.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Çun Lajçi: Sot Kosova quhet Albin, ai nuk është fajtor pse dikush para tij gaboi

Rekomandime

Aktori dhe shkrimtari i njohur Çun Lajçi, ka shprehur mbështetjen e tij për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, i cili sot do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

- Advertisement -

Lajçi ka thënë se sot “Kosova quhet Albin”, përcjell Bota sot.

Ai ka kritikuar partitë opozitare, që e lanë “vet” kryeministrin, në ditën kur do të duhej të përkrahej me “shpirt e zemër”.

Reagimi i Lajçit në Facebook:

- Advertisement -

Sot Kosova quhet Albin

Dhe nuk asht vetëm, se Kosova kurrë s’ka qenë e vetmueme!

- Advertisement -

Gjithmonë e ka pas dikënd që e ka dashtë ma shumë vendin se veten, ma shumë hallet e saj se pasuninë!

E ky asht populli!

Sot Albini s’do të duhej të jetë i vetmuem buzë liqenit me emnin e lashtë “OH TOKË”, – Ohrid!

Do t’duhej t’jenë me shpirt e zemër edhe Memli edhe Lumiri edhe Ranushi, që ma n’fund ta kuptojnë se dikush para tyne e lavroi mbrapsh arën. Hullinë e parë e gërrithi qysh s’duhej e sot t’përpiqën t’lavrojnë thellë e drejt, që nesër mos të rritën kopilat as bastardët tokës dardane!

Sot Kosova quhet Albin, dhe mos e leni vetëm, se toka s’ka gjuhë, po ka gjak shqiptarësh e ata s’janë fajtorë pse dikush para tij gaboi e vuni firma n’letra!

Albini s’asht fajtori, sa do që po mundoheni t’ia varni kumonën n’qafë!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit