8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Këtu mund të aplikojnë punëtorët e sektorit privat për 100 eurot e Qeverisë

Rekomandime

Është hapur uebfaqja në kuadër të Administratës Tatimore të Kosovës, për të aplikuar punëtorët e sektorit privat për të përfituar nga 100 euro, në kuadër të pakos së fundit të Qeverisë.

Më poshtë është vegëza që u dërgon tek ATK për të aplikuar për subvencionim.

- Advertisement -

Kliko KËTU për të aplikuar.

Në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi më 12 prill se, në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike, të gjitha kategorive të pensionistëve, punëtorëve të sektorit publik e privat, si dhe studentëve do t’iu ndahen nga 100 euro shesë në muajin prill.

- Advertisement -

Familjet që përfitojnë asistencë sociale do të kenë po ashtu dyfishim të vlerës së saj për këtë muaj.

Sipas Kurtit, janë rreth 800 mijë qytetarë të Kosovës që do të përfitojnë nga këto shtesa të ndara nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike.

- Advertisement -

Kjo pako, me vlerë prej 420 milionë eurosh, është miratuar nga Qeveria e Kosovës vitin e kaluar, për t’i ndihmuar qytetarët dhe bizneset t’i adresojnë humbjet e pësuara nga pandemia e koronavirusit.

Lidhur me platformën, edhe Administrata Tatimore e Kosovës kishte konfirmuar se janë duke punuar në këtë drejtim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit