Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njëherit edhe Komandate Supreme dhe kryeministri Albin Kurti, kanë vizituar ushtarët e FSK-së që po marrin pjesë në ushtrimin “Defender Europe”.
E prezent në këtë vizitë ka qenë edhe, Prindon Sadriu, bashkëshorti i Presidentes, shkruan Gazeta Infokus.
Madje në fotografitë e publikuara shihet Sadriu duke shikuar dhe kapur një armë të kalibrit të njohur si snajper.
Ai këtë e bën në sy të Presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti.
Në vizitë ka qenë edhe ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla i cili i shikon Sadriun në momentin kur kap armën.
Kujtojmë që Prindon Sadriu është pjesëtar i komponentës rezervë të FSK-së dhe mban gradën kolonel, ndërsa sot shihet i veshur edhe në uniformë të Ushtrisë̈ së Kosovës.