8.9 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Daçiç: Edi Rama më pëlqen më shumë se Albin Kurti

Rekomandime

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic ka thënë se i pëlqen Edi Rama më shumë se kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti,

- Advertisement -

Ideja e presidentit të Serbisë dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për minishengenin, ka prishur marrëdhëniet mes kryeministrit Rama dhe kandidatit për kryeministër, Albin Kurti.

Kurti thotë se Shqipëria duhet të diskutojë për këtë projekt me Prishtinën dhe jo me Serbinë. Derisa Rama thotë se ideja e heqjes së kufirit në mes Shqipërisë dhe Kosovës, nuk do të ishte e mundur pa pëlqimin e Serbisë.

Ndërsa, Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, ka thënë se në çështjen e minishengenit, kryeministri i Shqiprisë, Edi Rama, i pëlqen më shumë se sa kandidati për kryeministër, Albin Kurti.

- Advertisement -

“Nuk e besoj se do ta thosha, por më duhet ta pranoj se Rama më pëlqen më shumë. Mendoj se Rama bëri gjënë e duhur duke pranuar iniciativën se të gjitha kritikat janë çështje politike dhe qëndrim antiserb”, ka thënë Ivica Dacic.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit