-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Dacic thotë se ka zbuluar planin e Macronit për çështjen e Kosovës dhe Serbisë

Rekomandime

Kryediplomati i Serbisë, Ivica Dacic i cili po vazhdon me fushatën e tij duke korruptuar me para vendet afrikane që të tërheqin njohjet e pavarësisë së Kosovës, tani ka zbuluar porosinë e marrë nga presidenti francez, Emmanuel Macron në lidhje me çështjen e Kosovës.

Dacic tha se Macron i ka thënë atij në New York se do të përfshihet në mënyrë aktive në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

- Advertisement -

Macron më ka thënë që t’ia përcjelli mesazhin presidentit Aleksandar Vucic se do të bëjë të gjitha që i ka premtuar gjatë vizitës në Beograd dhe se vetëm është duke pritur përfundimin e zgjedhjeve në Kosovë dhe në mënyrë aktive të përfshihet në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës”, deklaroi Dacic.

Po ashtu Dacic është rikthyer mbrapa tek vizita e Macronit në Serbi duke thënë se atij i ka pëlqyer dhe i ka lënë përshtypje mikpritja nga serbët.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit