13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Daçiq: Ç’të bëjmë me serbët që po tregojnë ku janë varrosur shqiptarët në Serbi?

Rekomandime

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq në një intervistë në emisionin “Cirilica” ka folur rreth marrëveshjes së 4 shtatorit në Washington, mes Kosovës dhe Serbisë.

- Advertisement -

Gjatë intervistës kur po diskutohej për raportet e Serbisë dhe përpjekjet e Daçiqit në tentimet e tij për të rregulluar raportet me shtetet që konsiderohen fuqi të mëdha botërore, ministri i jashtëm Ivica Daçiq ka folur për veprimet e serbëve, sipas tij, kundër vendit të tyre.

Në intervistë ai tha: “Të mos merremi me amerikanët, gjermanët dhe turqit, më thoni ju mua (duke i’u drejtuar udhëheqësit të emisionit) se çfarë duhet të bëjmë me serbët, të cilët i tregojnë shqiptarëve dhe kroatëve, flasin budallallëqe të ndryshme dhe u tregojnë atyre se ku janë të varrosur shqiptarët në të gjithë Serbinë”.

Ndërsa udhëheqësi i emisionit i ka thënë Daçiqit se “të gjitha historitë e zeza për Serbinë, kanë dalë nga Beogradi”.

- Advertisement -

Daçiq ka vazhduar të flasë për këtë temë duke dhënë shembullin e emisionit “Personat e zhdukur” e duke deklaruar se “ata kohë pas kohë vizitojnë dhe kërkojnë në disa lokacione, që raportohen nga disa spiunë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit