26.1 C
Pristina
Sunday, April 14, 2024

“Ju i dhatë Kosovës këmbën e djathtë, ata po ju rëndojnë shumë”, reagime nga familja e Gucatit

Rekomandime

Një familjare e kryetarit të OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, ka bërë një shkrim për ish-luftëtarin e Kosovës.

- Advertisement -

Përmes një postimi në Facebook, familjarja e tij tha se Gucati e dha këmbën e djathtë për liri, ndërsa tash po e rëndojnë shumë.

“Ju i dhatë Kosovës këmbën e djathtë për LIRI, ashtu tash po ju rëndojnë shumë mbi supet tuaja, por krenaria dhe pastërtia ju mbajti sikur keni RILINDUR. Zoti ju bekoftë. Gjithmonë faqebardhë vëllau jem”, ka shkruar familjarja e tij në Facebook, duke ja bashkangjitur edhe disa fotografi të Gucatit gjatë kohës së luftës.

Gucati është arrestuar nga EULEX-i me datën 25 shtator, në zyrat e veteranëve në Prishtinë, me ç’rast atë ditë u bë edhe një bastisje. Po atë ditë, Gucati u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

- Advertisement -

Ndaj tij është lëshuar fletarrestim për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit