8 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Serbia gati të sakrifikojë antarësimin në BE si shkak i marrëveshjes për Kosovën

Rekomandime

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq tha të enjten se ai do ta refuzonte antarësimin në Bashkimin Europian nëse Beogradi nuk merr koncesione në këmbim për njohjen e Kosovës dhe ndalimin e përpjekjeve për të iu bashkuar Kombeve të Bashkuara.

Pas takimit me ministrin e jashtëm Sergei Lavrov, Vuçiq tha se asnjë rezolutë e marrëdhënies së ardhshme të Serbisë me provincën e saj të mëparshme nuk do jetë e mundur pa miratimin e Moskës.

- Advertisement -

“Si përgjijgie për një ofertë të mundur për Serbinë që ta njohë Kosovën dhe antarësimin e saj në Kombet e Bashkuara, dhe ne të mos marrim asgjë në këmbim, përveç antarësimit në BE, përgjigjia jonë do jetë ‘jo’,” tha Vuçiq.

Serbia e cila është në bisedime për tu futur në BE, ka vënë një numër të parakushteve për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën, përfshirë themelimin e një asociacioni të komunave me shumicë serbe dhe status të veçantë për Kishat dhe manastiret ortodokse mesjetare./REUTERS

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit