0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Daçiq: Duam kompromis me Kosovën, OKB dhe Këshilli i Sigurimit ta thonë fjalën e fundit

Rekomandime

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka marrë dje pjesë në takimin informal të Këshillit të Sigurimit, ku ka folur edhe për çështjen e dialogut Prishtinë-Beograd.

Daçiq ka thënë se Serbia është e përkushtuar për të gjetur një zgjidhje me Kosovën që përfshinë një kompromis.

- Advertisement -

Sipas tij për procesin e dialogut duhet ta kenë fjalën përfundimtare Kombet e Bashkuar adhe Këshilli i Sigurimit.

“Serbai është plotësisht e përkushtuar për të gjetur një zgjidhje kompromisi për çështjen e Kosovës, dhe që për procesin e dialogut me Kosovën, fjalën finale duhet ta thonë Kombet e Bashkuara dhe Këshilli i Sigurimit”, ka thënë Daçiq.

Gjatë javës lidhur me dialogun Kosovë-Serbi ka folur edhe presidenti serb, Aleksander Vuçiq. Ai ka thënë se nuk do të pranojë të nënshkruaj njohjen e pavarësisë së Kosovës, dhe se nëse serbët duan një gjë të tillë duhet të gjejnë një president tjetër.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit