10.8 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Daçiq e sulmon përsëri keq Mogherinin pasi e ftoi Kosovën në Samitin e Helsinkit

Rekomandime

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, ka vendosur që ta ftojë edhe Republikën e Kosovës në takimin e fundit të Këshillit të Bashkimit Evropian që do të mbahet në Helsinki në fund të këtij muaji. Përveç Kosovës, është ftuar edhe Bosnja e Hercegovina.

- Advertisement -

Kjo ftesë për vendet e Ballkanit Perëndimor edhe pse nuk janë vende kandidate është bërë për shkak të rëndësisë që do të kenë diskutimet për përparimin në bashkëpunimin rajonal.

E një ftesë e tillë për Kosovën i ka penguar jashtëzakonisht shumë kreut të diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, i cili thotë se e gjitha kjo është një lojë e Mogherinit.

Daçiq thotë se Federica Mogherini është detyruar që ta ndryshojë formatin e takimit vetëm për shakk të Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

“Në aspektin zyrtar kjo nuk do të cenojë pozicionin tonë parimor, pasi që do të theksohet vetëm emri i pjesëmarrësve pa shenja kombëtare. Në thelb, kjo ishte e panevojshme, sepse ka shumë takime në të cilat Kosova merr pjesë dhe që nuk ka nevojë”, ka thënë Daçiq, shkruan B92.

Përveç tjerash kreu i diplomacisë serbe ka thënë se në këtë takim joformal në Helsinki nuk do të ketë mundësi që të diskutohet për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

- Advertisement -

‘Atje nuk do të ketë dialog sepse takimet ndodhin çdo gjashtë muaj me ftesën e Presidencës së BE-së”, ka thënë ndër të tjera ai.

Pas kësaj ftese Daçiq thotë se Kosova nuk do të mund të thotë më që Mogherini s’ka bërë asgjë për Kosovën.

“ Prandaj ajo i ka ftuar. Më herët ajo i ftonte vetëm për dreka, ndërsa tani në takime zyrtare”, ka thënë Daçiq.

Në fund thotë se të gjithë këto janë lojëra që nuk sjellin ndonjë përfitim, por vetëm dëme politike.

Daçiq edhe ditë më parë kishte reaguar lidhur me ftesën që Mogherini i ka bërë Republikës së Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit