1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Daçiq kërkon që Perëndimi ta tërheqë njohjen e Kosovës

Rekomandime

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se ata që kanë shkelur integritetin territorial të Serbisë duan që Serbia të grindet me aleatët e saj, të cilët sipas tij janë të vetmit që munden dhe vënë veto ndaj statusit të Kosovës.

Daçiq, ka thënë se nëse perëndimi është për parimin e integritetit territorial, logjikisht duhet ta tërheqin njohjen e Kosovës.

- Advertisement -

“Dhe a do ta tërheqë perëndimi njohjen e Kosovës? Sepse nëse janë për parimin e integritetit territorial, duket logjike të tërhiqet njohja e Kosovës. Jo, ata nuk do ta tërheqin njohjen, duan ta shtyjnë Kosovën në të gjitha institucionet e BE-së, dhe e vetmja që mundet Rusia po i pengon ata”, tha Daçiqi, raporton Tanjugu serb.

Sipas Daçiq, ata që janë për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë janë kundër Serbisë.

“Më e mira është që nuk ka pasur luftë mes dy vendeve vëllazërore. Ne nuk jemi për luftë. Dhe kur përfshihet një palë e tretë, është gjithmonë në dëm të atyre popujve, siç ishte në rajonin tonë”, tha Daçiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit