4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Daçiq: Kompromisi Kosovë-Serbi të jetë zgjidhja më pak e keqe për dy palët

Rekomandime

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se është joreale që të pritet njohja e pavarësisë së Republikës së Kosovës nga Beogradi zyrtar.

“Është absolutisht joreale nëse dikush pret që Serbia ta njohë nën presion atë (Kosovën) si të pavarur” , ka thënë ai, shkruan ‘telegraf’, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

Tutje ai ka thënë se edhe situata në terren nuk e mundëson një gjë të tillë pasi siç pretendon Daçiq “as Kosova e as Serbia nuk i kontrollojnë territoret e tyre”.

“As Prishtina nuk e kontrollon gjithë territorin e Kosovës, as Serbia nuk e kontrollon gjithë territorin e vet siç është e definuar në kushtetutë”, ka thënë Daçiq.

Ndërkohë sa i përket marrëveshjes finale, Daçiq ka thënë se është i nevojshëm një kompromis ‘jo-standard’ mes Prishtinës dhe Beogradit, që nënkupton zgjidhjen më pak të keqe për të gjithë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit