15.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Daçiqi e injoron presionin e SHBA-së: Serbia do të njohë Kosovën kur “shelgu të bëjë rrush”

Rekomandime

Përkundër presionit të shtuar të SHBA-së karshi Serbisë për njohjen diplomatike të Kosovës, diplomatët atje po thonë se nuk ka shanse që të ndodhë një gjë e tillë.

Në një intervistë për mediat serbe, kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, duke komentuar deklaratat e të dërguarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar për njohjen e Kosovës nga Serbia, ka thënë se kjo gjë do të ndodh kur “shelgu të bëjë rrush”.

- Advertisement -

“Është një thënie e vjetër “ad calendas graecas” që do të thotë “kur shelgu të bëjë rrush”. Nuk e di kush ka pritshmëri që Serbia ta bëjë këtë. Nuk ka ndonjë arsye që të mendohet se Serbia do ta njohë Kosovën”, ka thënë ai.

Deklaratat e tij vijnë në ditën e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Ditë më parë, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, bashkë me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, kanë kërkuar nga Serbia që ta njohin Kosovën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit