8.9 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Dalin audio-incizimet: Gjenerali rus ‘Kasapi i Mariupol’, torturon edhe ushtarët e tij rus

Rekomandime

Gjeneral kolonel Mikhail Mizintsev i njohur si kasapi i Mariupol tash është xhiruar tek qorton një oficer të tij rreth disiplinës së ushtarëve rus. Telefonata e përgjuar shfaq personalitetin e tij të egër kur shan e fyen ushtarët e vet pse nuk kanë uniformën e veshur si duhet.

Gjeneral Mizintsev që udhëheqë rrethimin e Mariupol tashmë ka reputacion të keq nga veprimtaria e tij në Siri ku ka ndihmuar ushtrinë siriane të Assad në planifikimin e operacioneve ushtarake ku ishin shkaktuar masakra edhe me armë kimike në Aleppo.

- Advertisement -

Mizintsev i është vënë nofka ‘Kasapi i Mariupol’ ka përdor taktika të ngjashme edhe në Ukrainë, ku komandon forcat ruse në rrethimin e qytetit.

Ai dëgjohet në përgjim tek qorton një oficer në stafin e tij për gjendjen e uniformës të një ushtari rus. Fjalët e tij dhe ndëshkimi për ushtarin të thëna me një gjakftohtësi arsyetojnë perceptimin për të.

“Shiko atë plehun duke qëndruar ty, i mrrolur e me ta sy si viçi, më del mua para i pakënaqur me atë surrat. Përse ai është ende në detyrë? Pse duhet unë të humb kohë me plehun tënd?. Nëse ti je eprori i njësitit, atëherë kryej detyrën. Pse nuk e ka fytyrën e gjymtove tashmë? Pse askush nuk i ka prerë veshët tashmë? Pse ky hajvan nuk po çalon tashmë? Dëgjohet Mizintsev të thotë.

- Advertisement -

“Natën, kur ai të dalë, sulmues të panjohur t’i dalin në pritë. Ta rrahin përsëri e përsëri, t’i bien fytyrës me shishe dhe ta mbushin edh një litër tjetër në të.”

VIDEO

- Advertisement -

Audio xhirimi doli tash kur edhe u mësua se Mizintsev komandon rrethimin e Mariupol, ku kanë vdekur mijëra civilë nga bombardimet pa diskriminim dhe ndalimin e ujit, ushqimit dhe rrymës elektrike për një muaj. Ishte ai personalisht që urdhëroi bombardimin e spitalit të maternitetit në qytetin e Mariupol dhe teatrin ku strehoheshin mijëra fëmijë që me gjasë kanë mbetur nën rrënoja.

Xhirimi ishte publikuar nga ish ambasadori i Ukrainës në Austri, Oleksander Scherba.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit