Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të zhvillojë sot një vizitë dyditore në Kosovë.
Shefi i qeverisë shqiptare do të ketë sot dhe nesër takime me krerë të shtetit dhe politikës në Kosovë.
Fillimisht është paralajmëruar takimi me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në ora 13:15.
Më pas, Rama do të takojë edhe kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani në ora 15:00.
Në ora 16:00 pritet të takojë kryeministrin Avdullah Hoti.
Ndërsa në ora 18:00 kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.
Ndërsa në fund të ditës së sotme, në ora 18:50 do të takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.