10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Dalin pamjet, Jeremiq i shkon në presidencë Vuçiqit për përballje fizike

Rekomandime

Medium serb “Nova.rs” ka arritur që ta kap momentin ekskluziv kur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe lideri i Partisë Popullore, Vuk Jeremiq, janë gjendur të acaruar ballë për ballë njër-tjetrit pas një debati që kishin pasur në distancë.

Jeremiq bashkë me Vladimir Gajiq, Miroslav Aleksiq dhe Borislav Novakoviq janë shfaqur sot përpara presidencës së Serbisë, pas ftesës që Vuçiq ua kishte bërë atyre duke iu thënë “të vinte dhe të përpiqen të më linçojnë, do të merrem vet me të gjithë”.

- Advertisement -

Përfaqësuesit e partisë së Jeremiqit kanë deklaruar për media se tek ndërtesa e presidencës kishin shkuar për të pyetur Vuçiqin nëse është normale që ai të ftojë qytetarët e Serbisë për të luftuar me ta.

Ne të gjithë erdhëm dhe ai tha se do ta Iuftonte. Borivojë Boroviq aktualisht është jashtë vendit. Të katërt erdhëm për t’i thënë presidentit të mos ketë frikë. Ai na ftoi dhe ne erdhëm të kërkojmë që ai të na pres, për të parë se çfarë kishte për të thënë”, ka deklaruar Jeremiq, para se të hynte ne presidencë.

Pas disa minutash në ndërtesën e Presidencës, përfaqësuesit e Partisë Popullore iu drejtuan përsëri medias. Jeremiq tha se Vuçiq zbriti poshtë dhe ishte dukshëm i zemëruar.

- Advertisement -

Presidenti zbriti dhe po dridhej i tëri. Ishte e pakëndshme për sigurimin. Filloi të bërtiste, duke thënë “hajdeni më rrihni”. Por, në ato momente ai ishte i siguruar nga truprojat e tij. E ftova të dilte jashtë, por s’guxoi. Ai na mallkoi, ofendoi dhe na kërcnoi. Më tha se jam një hajdut”, ka treguar Jeremiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit