1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Data 17 maj një ditë historike për botën! Ja çfarë paralajmëron SHBA

Rekomandime

Shtëpia e Përfaqësuesve në SHBA do të mbajë një seancë publike mbi UFO-t dhe do të hedhë dritë mbi misteret më të mëdha të galaktikës.

Seanca është caktuar për në orën 10:00, të martën e 17 majit.

- Advertisement -

Komiteti i Zbulimit i Dhomës së Përfaqësuesve do të marrë fjalën dhe do të zbërthejnë atë që dinë rreth pamjeve të pashpjegueshme për publikun amerikan.

Zyrtarët e Pentagonit dhe drejtorët e inteligjencës do të dëshmojnë çdo gjë që njerzimi duhet të dijë.

Përfaqësuesi Adam Schiff, kryetar i Komitetit tha se dëgjimi publik do të thyejë “ciklin e fshehtësisë së tepërt dhe spekulimeve me të vërtetën.”

- Advertisement -

Në seancë gjithashtu do të diskutohet një raport prej 9 faqesh i vitit 2021 mbi fenomenet ajrore të paidentifikuara (UAP).

Seanca do të transmetohet në kanalin zyrtar të Shtëpisë së Inteligjencës në Youtube. Do të jetë seanca e parë e hapur mbi këtë temë që nga viti 1970.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit