9.9 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Daut Haradinaj e prezantoi si aderim, djali i Fadil Kodrës reagon: Nuk kam kaluar në AAK

Rekomandime

Sot gjatë ditës, Daut Haradinaj i AAK’së, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook ka thënë se partisë së tij i është bashkuar djali i Fadil Kodrës, Shqiprim Kodra. Por, më vonë, vet Shqiprim Kodra demantoi Haradinajn.

- Advertisement -

Haradinaj publikoi një fotografi ku shihej me Kodrën për të cilin tha se është një aktivist i dalluar nga Prekazi i Skenderajt dhe sot i është bashkuar taborit të AAK’së.

“Sot u bashkua me ne Shqiprim Fadil Kodra, një aktivist i dalluar nga Prekazi i Skenderajt”, shkroi Haradinaj në facebook.

Ndërkohë, vet Shqiprim Kodra përmes një shkrimi në facebook demantoi Haradinajn duke thënë se pirja e një kafeje me gjeneralin Haradinaj nuk nënkupton përkrahjen e AAK’së nga Familja Kodra.

- Advertisement -

“Ju njoftoj se pirja e një kafeje me Gjeneralin Z.Haradinaj nuk nënkupton përkrahjen e AAK-së nga familja Kodra”, shkroi Kodra.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit