3.9 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Tha se LDK është për qeveri të re pa zgjedhje, Kraki ia shuan shpresat Mustafës

Rekomandime

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, sot pas takimit me presidentin Hashim Thaçi, ka thënë se partia e tij është për krijimin e qeverisë së re, pa zgjedhje.

Por, ky opsion, sipas profesorit dhe ligjëruesit në Universitetin e Parisit Nezir Krakit, nuk gjendet në Kushtetutë dhe në jurisprudencën ekzistuese të Kosovës.

- Advertisement -

Ai ka kujtuar se “Kosova me të njëjtën Kushtetutë, me të njëjtin president dhe me të njëjtat parti politike, e ka njohur episodin e njëjtë politik kur qeveria e Isa Mustafës u rrëzua me mocion”.

Postimi i Krakit në Facebook:

Nuk e kuptoj asnjërin që tenton ta interpretojë Kushtetutën kur rregullat janë krejt të qarta.

- Advertisement -

Për më tepër, Kosova me të njëjtën Kushtetutë, me të njëjtin president dhe me të njëjtat parti politike, e ka njohur episodin e njëjtë politik kur qeveria e Isa Mustafës u rrëzua me mocion.

Tash, pse duhet të deklarojë Isa Mustafa « LDK është për qeveri të re pa zgjedhje » kur ky opsion nuk gjendet as në Kushtetutë, as në jurisprudencën ekzistuese rreth kësaj teme.

- Advertisement -

Në një moment, duhet të pajtohemi që, edhe pse politika dhe vullneti i votuesit janë biznes për disa, rregullat bazë të kushtetutshmërisë duhet të respektohen.

Thaçi do kishte të drejtë sikur Kushtetuta e Kosovës të kishte ndryshuar prej vitit 2017.

Unë nuk jam në dijeni që Kosova ka Kushtetutë të re.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit