5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Na 1 shuplakë Serbisë, ajo 10 neve

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Reciprociteti është lehtë të shpjegohet, por vështirë të implementohet.

Pra, reciprocitet i bije që nëse Serbia na fut një shuplakë, t’ua fusim edhe ne. Nëse na i fut dy, edhe ne atyre dy.

Por, Serbia është shtet shumë më i fortë se ne dhe çuditërisht ka edhe mbështetjen ndërkombëtare në këtë çështje. Sigurisht që do t’na bëjë zap në shumë segmente. Fillimisht, ka me na i pru nja 500 milionë euro mallra në vit, e na do t’ua dërgojna në verzionin më të mirë 20 milionë. Pastaj, ka me vazhdu me na heqë edhe naj njohje e me na blloku në shumë organizata ndërkombëtare që janë jetike pë ne. Ne kemi me u knaqë tuj e shajtë në Këshill të Sigurimit. Ka me na e ndalë në secilin shtet të dojë secilin prej nesh përmes Interpoolit. Na kena me u knaqë tuj ua qite një shënjë në tabela kur të hynë në Kosovë.

- Advertisement -

Serbia ka me vazhdu me kontrollu 30 për qind te territorit të Kosovës, na kena me ua kontrollu atyre letërnjoftimat në kufi.

Mbi të gjitha, Serbia ka me vazhdu me pase veton në secilin ndryshim të Kushtetutës së Kosovës, na kena me i çu nota proteste kur ta maltreton naj shqiptar të Preshevës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit