11.4 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Daut Haradinaj Hotit: Trajtoje seriozisht partnerin e koalicionit

Rekomandime

Deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj, ka thënë se nuk ka asnjë telashe në mes të partnerëve të koalicionit sa i përket bashkëqeverisjes, por vetëm ka thënë se kërkesa e hapur e AAK’së është që në dialog të përfshihen Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E kemi një shqetësim sepse dialogu s’ka prodhuar asgjë të mirë tash e 15 vjet pa prezencën e SHBA’së.

- Advertisement -

Nuk guxon që të rrëshqitet në dialog teknik.

Një marrëveshje pa prezencën e SHBA’së është e pa zbatueshme. Asnjë keqkuptim në bashkëqeverisje nuk e kemi, por është kërkesë që SHBA’ja të jetë në tryezën e dialogut”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se BE’ja është aleat i Kosovës por besimi i Kosovës është tek SHBA’të.

- Advertisement -

“BE’në e kemi aleat por besimin e kemi në SHBA”, ka shtuar Haradinaj.

Në fund ai ka kërkuar nga Hoti që edhe të trajtojë seriozisht partnerët e koalicionit, duke ia përmendur faktin që Selim Selimin nuk e kishte marrë brenda në takimin me Vuçiqin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit