10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Daut Haradinaj: Me AAK-në n’pushtet, shërbyesit civil nuk do jenë të rrezikuar për vendet e punës

Rekomandime

Daut Haradinaj e ka quajtur Administratën publike si shtyllë të funksionimit të shtetit të Kosovës.

- Advertisement -

Për Haradinajn, është e papranueshme që në kohë fushatash elektorale, kjo shtresë e shoqërisë shpesh kërcënohet me largime nga vendet e punës.

Por, kjo gjë nuk do të ndodhë me AAK-në në pushtet, ka premtuar Haradinaj.

“Të gjithë ata djemë, burra e gra që janë pjesë e Administratës publike, ne si AAK do jemi gardianë të ruajtjes dhe garantuese e punës së tyre. Askush nuk duhet të ndjehet i rrezikuar në administratë. Pavarësisht bindjeve politike, të gjithë punëtorët e administratës janë ndërtues të këtij shteti”, ka thënë Haradinaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit