3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Daut Haradinaj: Oligarkëve të ndërtimit do t’ju vie fundi

Rekomandime

Kandidati për kryetar të Komunës së prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, foli edhe për ndërtimet në kryeqytet në emisionin Contex.

- Advertisement -

“Nuk mundesh me shku me fajësu qytetarin, që e ka ble banesën, me i thënë se nuk mundesh me shfrytëzu pasi që është dhënë leja gabim. Çfarë faji ka këtu qytetari, unë këtu jam për ta mbrojtur interesin e qytetarëve dhe jo të drejtorëve të komunave. Janë 33 kërkesa të pranume për leje-ndërtimi dhe ato po presin vetëm për një nënshkrim dhe shkon dikush që ju qel derën me shkelëm dhe ju merr leje, e ai nuk jam unë”, u shpreh Haradinaj.

“Ne kemi me vepru në bazë të ligjit sa i përket lejeve të ndërtimit. Nuk kemi me ndalë ndërtimin, vetëm kemi me zgjeru. Pra, janë ligjet janë planet, ku e lejon ndërtimi plani rregullativ, përse me ndalu ne. Nëse dëshiron me shku me inspektu dhe me kqyr ku ka ndërtim pa leje, ku ka ndërtim të vrazhdë dhe ndërtim illegal është çështje krejt tjetër. Prishtina nuk vunw prej ndërtimeve të fundit, po problemet janë të vjetra, bëhet fjalë kur lejet janë marr në kafe, pa asnjë kriter dhe pa asnjë vlerësim. E tani kemi ardhë te problemet ku nuk ka mujt me depërtu as zjarrëfiksi, këto ndërtime të oligarkve ka me ju ardhë fundi”, tha Haradinaj.

Më tej, ai tha se në 80 për qind të kryeqytetit nuk lejohet ndërtimi.

- Advertisement -

“Në 80 për qind të kryeqytetit është i palejuar ndërtimi. Nëse, shohim në Sofali, nën rrugë është lejuar ndërtimi 12 kat, mbi rrugë e ngulfatë. Në qendër ku i kam zyret unë, një objekt është me leje 12 kat, kurse pjesa tjetër e lagjes nuk ka asnjë objekt. Kjo vjen pasi që dikush ka qenë i zoti me marr leje dikush jo. Këtu po i vjen era edhe korrupsion”, tregoi tutje Haradinaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit