2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Deklarata ‘bombë’: Ky është plani frikshëm i Edi Ramës për Kosovën

Rekomandime

“Pra një qëndrim i kryeministrit të Shqipërisë , së pari ashtu si dhe më parë me idenë për ndarjen e Kosovës, ky qëndrim i pandryshuar edhe ky i sotmi thellësisht kundër Kosovës por edhe kundër aspiratave, vizionit dhe orientimit të të gjithë shqiptarëve, orientimi i të cilëve është Evropa, Perëndimi dhe jo Lindja, neo Jugosllavia e sllavizmi”, thotë Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Vizitën e parë jashtë vendit si kryeministër i Republikës së Kosovës, Albin Kurtit vendosi që ta realizojë në Shqipëri, ku u takua me homologun e tij, Edi Rama.

- Advertisement -

Hapja e temës së “Minishengenit Ballkanik” nga Edi Rama, po shihet nga analistët politikë si tema më e ndjeshme që nxori në shesh dallimet e mëdha në mes të dy qeverive, e sidomos qëndrimin antikosovar dhe proserb të kryeministrit Rama.

Sipas analisti politik, Skënder Kapiti, Edi Rama është i gatshëm që për interesat e tij personale, ta bëjë kurban Kosovën dhe ta rikthejë edhe njëherë nën sundimin serb.

Sipas tij, derisa Kurti po kërkon integrim gjithëshqiptar me qasjen e tij të makroshengenit shqiptar, Edi Rama po kërkon integrim të shqiptarëve në Serbi dhe mini Jugosllavi të re, duke lënë anash interesin kombëtar dhe atë të ruajtjes së shtetësisë së Kosovës.

- Advertisement -
Skender Kapiti

Në takimin e dy kryeministrave shqiptarë në Tiranë me 10 Shkurt 2020, të Edi Ramës së Shqipërisë dhe Abin Kurtittë Kosovës, ajo që ra në sy është vizioni krejtësisht i kundërt mes tyre, ku Albini përmendi si prioritet kryesor integrimin shqiptaro-shqiptar, Shqipëri-Kosovë duke e quajtur si “makroshengen” në kundërshti dhe në antitezë të fortë kundër prioritetit kryesor të Kryeministrit të Shqipërisë i cili i dha rëndësi të dorës së parë “minishengenit” të Ballkanit perëndimor kur dihet se ky i Edi Ramës ka në qendër dhe i jep rol lider e parësor Serbisë , Beogradit. Pra Albini ka prioritet kryesor integrimin brendashqiptar, Tiranën, ndërsa Edi Rama Beogradin”, thotë analisti politik, Skënder Kapiti për “Kosova Sot Online”.

E sipas Kapitit, kjo politikë e Edi Ramës e çon Kosovën në rrugë indirekte nën sundimin serb, por me një model tjetër, të një Jugosllavie të re të dizajnuar sipas modelit serbosllav.

- Advertisement -

Pra një qëndrim i kryeministrit të Shqipërisë , së pari ashtu si dhe më parë me idenë për ndarjen e Kosovës, ky qëndrim i pandryshuar edhe ky i sotmi thellësisht kundër Kosovës por edhe kundër aspiratave, vizionit dhe orientimit të të gjithë shqiptarëve, orientimi i të cilëve është Evropa, Perëndimi dhe jo Lindja, neo Jugosllavia e sllavizmi”, shton Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Pra, sipas Kapitit këtu duken dy këndvështrime shumë të largëta e të kundërta mes tyre, Edi Ramës dhe Albin Kurtit.

Kjo do të thotë se parësore kryeministri i Shqipërisë ka integrimin antishqiptar e neo Jugosllav, pra “integrimin” brendashqiptar e ka si vizion realizimin e tij kur të realizohet integrimi në Ballkanin Perëndimor, integrim me Serbinë kur Serbia nuk e njeh shtetin e Kosovës, por akoma e konsideron atë si krahinë të saj.

Deri këtu degradoi politika zyrtare e Tiranës sa që më përpara deklarohej me mashtrime e djallëzi se Bashkimi kombëtar do të realizohet në familjen e madhe evropiane, kur të integrohet Shqipëria e Kosova në BE, pra në BE, ndërsa tani zbulohet anti kosovarizmi i tij kur kryeministri shqiptar sot deklarohet se nuk ka makroshengen shqiptar pa minishengen ballkanik”, përfundon Kapiti për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit