4.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Deklarata fatale e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, e 23 marsit 2020

Rekomandime

NGA IDRIZ ZEQIRAJ

- Advertisement -

“…më vjen ta gjykoj vetën, për gabimin që e bëra, kur e mbështeta këtë koalicion me këta njerëz…”(!?), nuk lënë asnjë dyshim, se kjo do të ndodhë, ngaqë nuk lënë hapësirë e shpresë, për një bashkëqeverisje të sërishme, qoftë edhe pas zgjedhjeve në pritje, me Vetëvendosjen, pas heqjes së taksës komplete. Dhe, alternativa tjetër për koalicion është PAN-i. Rrjedhimisht, LDK-ja, duke u bërë pjesë e PAN-it, bëhet hisedare në krim. Dhe, një vendim i tillë, është, tërësisht, kundër vullnetit të anëtarësisë të LDK-së, për rrjedhojë, edhe kriminal.

Kjo deklaratë e pamatur, e bërë nga njeriu që shquhet për maturi, siç vlerësohet kreu i LDK-së, befason dhe shokon anëtarësinë e partisë, madje, jo vetëm atë, i ka gëzuar e trimëruar PAN-istët. Aktivizimi agjitativ i agjentëve të PAN-it, fort të gajasur nga euforia e gëzimit të papërmbajtshëm, po i fryjnë zjarrit të përçarjes në mes partnerëve LDK-VV.

Ndërkohë që shumica e kuadrove, veprimtarëve të LDK-së, alogjikshëm, po heshtin!? Veç kësaj, pandemia në përhapje e sipër dhe moskokëqarja e LDK-së në kët gjendje epidemike, ngritja e Mocionit, për rrëzimin e qeverisë, do të mbahet mend, deri në hakmarrje me votën e pa besueshmërisë, në të ardhmen.

Ta vëjmë në peshojë: A është më lehtë kapërdimi, tejkalimi i një fyerje, qoftë edhe e rëndë, nga LDK-ja, siç është shkarkimi arbitrar i një ministri nga kryeministri Kurti, apo kthimi i krimit, përkatësisht, PAN-it në pushtet?!?

- Advertisement -

Anëtarësia e LDK-së dhe shumësia e popullit të Kosovës, është për tejkalim të një fyerje, madje të përsëritur, për të mirën e Kosovës. E kundërta është mashtrim i neveritshëm dhe përpjekje për të vazhduar aleancën me PAN-in, i pa ndëshkuar për krimet serike dy dekatore.

Apel publik për klanin brenda Kryesisë të LDK-së: Mos flisni në emër të LDK-së, sepse nuk e keni besimin e anëtarësisë të saj, rrjedhimisht, nuk e gëzoni besimin, ashtu siç nuk e gëzon besimin e popullit as Hashim presidenti.

- Advertisement -

Me këtë masë ekstreme, Mocionin për rrëzimin e qeverisë aktuale, e cila, pa mëdyshje, ishte një lindje e vështirë dhe ndër më të mirat e deritashme, nga Isa Mustafa me klanin e tij, do të ngjallin dyshimin e bazuar, për flirtimet konspirative të hershme me PAN-in dhe SHIK-un e tij. Rrjedhimisht, LDK-ja do të kaplohej nga kriza, që, vërtet, do të jetë nismë e një “bluarje”.

Ngritja dhe votimi i Mocionit, nga një Kryesi e ngulfatur nga një klan i stazhinonuar, protagonist i ndarjes të LDK-së në Kuvendin Zgjedhor të saj dhe të konsolidimit të po atij klani mujëshor, duke shpërfillur, deri në dhjerje anëtarësinë, nuk mund të kalojë pa trauma dhe rrjedhje të elektoratit, në të ardhmen e afërt. Pas bërjes të Hashimit president, kjo është gjëma e radhës, që uzurpatorët e LDK-së, ia bëjnë Partisë krenare të Presidentit historik, Ibrahim Rugovës.

Megjithatë, koha për reflektim, gjykim me mendje të kthjelltë, çfarë braktisë dhe çfarë zgjedhë, çfarë nënë dhe çfarë merr?! Lënë Vetëvendosjen dhe merr PAN-in.

Pësho të bëmat e tyre me pa anësi. Ky i fundit është betër, madje, me fund. Mocioni nuk duhej bërë dhe nuk duhet të kalojë. Përndryshe, përdhosja e gjakut të shumë qindra veprimtarëve të LDK-së, do të ishte mallkimi i madh, jo vetëm për shelegët e PDK-së, brenda LDK-së, por, edhe për heshtakët tjerë sehirxhinj.

Tashmë, është dëshmuar, madje katërcipërisht, se interesat personale dhe sjelljet inatçore, janë humbës në politikë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit