3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Deklarohen nga Trusti – tregojnë se kur do t’u dalin paratë atyre që kanë aplikuar

Rekomandime

Nesër bëhen një javë që nga dita kur është hapur aplikimi për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve Trusti. Deri tash, për t’i tërhequr kursimet kanë aplikuar rreth 355 mijë kosovarë. Për datën se kur do t’iu kalojnë këto mjete në xhirollogari kontributdhënësve, janë deklaruar nga Fondi i Kursimeve Pensionale.

- Advertisement -

Qytetarët e vendit duket se mezi e kanë pritur hapjen e aplikimit për tërheqjen e kursimeve. Shumica e kontributdhënësve tashmë kanë përfunduar aplikimin.

E ndonëse ishte thënë se paratë do t’iu kalonin në xhirollogari pesë ose shtatë ditë pas aplikimit, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Atyre do të iu duhet të presin rreth dy javë që t’i marrin këto mjete.

- Advertisement -

Nga Fondi i Kursimeve Pensionale kanë deklaruar se shkaku i aplikimeve të shumta e kanë të pamundur teknikisht t’i realizojnë pagesat brenda një jave, sikurse kishin deklaruar para hapjes së aplikimit.

Zëdhënësi i Trustit, Jeton Demi i ka thënë Gazetës Express se deri tash kanë pranuar rreth 355 mijë aplikime për tërheqje të 10 përqindëshit të kursimeve.

- Advertisement -

“E vërtetë që kemi deklaruar që synonim që pagesën e parë ta bënim për 5-7 ditë pas aplikimit, por duke qenë se vetëm në 6 ditë kanë aplikuar më shumë se 350 mijë aplikues, e që pritet të jenë më shumë se 2/3 të gjitha aplikimeve të pritshme, kjo është teknikisht e pamundur të realizohet si për shkak të vëllimit të madh të aplikimeve, vështirësive që kishim me dhjetëra mijëra llogari me shënime që u desht t’i korrigjonim të dhënat për to, si dhe, më kryesorja duke marrë për bazë numrin e aplikimeve, nuk duam assesi që nxitimi për t’i kryer sa më shpejt pagesat të çojë në ndonjë lëshim teknik të panevojshëm”, ka deklaruar Demi.

Demi thotë se po synojnë që pagesën e parë ta bëjnë rreth datës 23 ose 24 dhjetor. I pyetur nëse ka mundësi që pagesat të realizohen para kësaj date, zëdhënësi i Trustit thotë se gjasat janë minimale.

“Andaj, siç kam deklaruar para se të niste aplikimi, ne kishim dy skenarë të mundshëm: 1) autorizimi i aplikimeve të kryhet për disa ditë (5-7 ditë) dhe 2) autorizimi i aplikimeve të kryhet për disa javë (në këtë rast dy javë). Rrjedhimisht, për shkak të numrit shumë të madh të aplikimeve, pagesa e parë synohet rreth datës 23 ose 24 dhjetor. Për t’u përgjigjur edhe në pyetjen e dytë, mundësitë që të kemi pagesë më herët sesa data 23 dhjetor janë tejet minimale”, thuhet në përgjigjet e Demit për Express.

Ndryshe, bazuar në të dhënat e fundit të publikuara nga Trusti, 8 mijë e 193 aplikues mund të tërheqin vetëm deri në 10 euro, 45 mijë e 675 aplikues nga 11 deri në 50 euro, 42 mijë e 535 aplikues nga 51 deri në 100 euro, 56 mijë e 903 aplikues nga 101 deri në 200 euro, 82 mijë e 265 aplikues mund të tërheqin nga 201 deri në 500 euro, 63 mijë e 21 aplikues mund të marrin nga 501 deri në 1 mijë euro, 35 mijë e 495 aplikues mund të marrin nga 1001 euro deri në 2000 euro, 8 mijë e 580 aplikues mund të tërheqin nga 2001 deri në 4000 euro dhe 1 mijë e 664 aplikues mund të marrin mbi 4000 euro.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit