11.4 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Rama krah Vuçiqit, shijon kryeqytetin serb nga kulla e Beogradit

Rekomandime

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Beograd në kuadër të takimit të radhës për “Ballkanin e Hapur”. Kreu i qeverisë është takuar me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Malit të Zi, Zdravko Krivokapić.

Gjatë qëndrimit në kryeqyteti serb, liderët kanë vizituar kullën e Beogradit. Siç duket nga pamjet e publikuara nga vetë Vuçiç, liderët e Ballkanit Perëndimor janë takuar fillimisht në hyrje të kullës, ndërsa më pas në disa foto, ata shijojnë nga lartësia kryeqytetin e Serbisë.

- Advertisement -

Në takimin që do të zhvillohet të enjten pritet të jenë të pranishëm Kryeministri Edi Rama, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe në vend të kryeministrit të dorëhequr të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev do të jetë zëvendësi i tij Nikolla Dimitrov.

Sipas axhendës së publikuar, paraditen e së enjtes do të ketë takime të Ramës, Vuçiç dhe Dimitrov me përfaqësues të biznesit, më pas me përfaqësues të Këshillit Atlantik dhe në fund zyrtarët e lartë do të kenë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

“Ballkani i Hapur” është mbështetur nga Rama, Vuçiç dhe Zaev, por pas dorëheqjes së këtij të fundit nuk dihet se çfarë fati do ketë pasi opozita në Maqedoninë e Veriut e ka kundërshtuar.

- Advertisement -

Një ditë më parë Rama dhe Vuçiç u takuan në Skoci gjatë samitit për klimën dhe diskutimi i tyre lidhej me nismën e “Ballkanit të Hapur”, nëse duhej vijuar pa Zaev apo jo./tvklan.al

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit