Shpend Ahmeti para se të zgjedhej kryetar i Prishtinës sulmonte pa ndalë Isa Mustafën për përdorimin e veturës Audi Q7, duke thënë se po vozitet me një makinë tejet luksoze, çka pas disa viteve arriti ta shiste në ankand për 22 mijë e 500 euro.
Por, pas pak vitesh, vetëportretimi si person i thjeshtë e tradhtoi Shpend Ahmetin.
Ai në mars të këtij viti u pa me një veturë tejet luksoze, BMW X5 model i fundit. Pas reagimeve të shumta, Ahmeti mohoi se vetura është e tij duke thënë se është e një shokut të tij.
Por katër muaj pas kësaj deklarate të tij Gazeta “Kosova ime”, ka siguruar foto e demanton keq Shpend Ahmetin.
Një qytetar ka dërguar disa foto në redaksinë e “Kosova ime” ku thotë se Ahmeti ka qenë duke e vozitur superveturën e shtrenjtë BMW X5 dhe në veturë ka qenë me gruan dhe fëmijën.
Nga fotot e siguruara vetura shihet nga targat se është e njejta, pra ajo që ishte parë dhe muaj më parë.
Foto më poshtë tregon se bëhet fjalë për të njejtën veturë kur në mars të këtij viti Shpend Ahmeti ishte parë për herë të parë, por që kishte pohuar se nuk është e tij./ Kosova ime