10.7 C
Pristina
Tuesday, April 9, 2024

Ekskluzive: Vetëvendosje me ofertë të re për LDK-në, i ofron 7 ministri për ta ruajtur kryetarin e Kuvendit

Rekomandime

Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti i ka bërë edhe një ofertë të re Lidhjes Demokratike të Kosovës.Burime të Gazetës Blic të afërta me këto dy parti politike, kanë bërë me dije se partia e Albin Kurtit i ka ofruar edhe një ministri shtesë LDK-së së Isa Mustafës.

- Advertisement -

Dhe kjo me qëllimin e vetëm, që Vetëvendosje të vazhdojë ta mbajë postin e kryetarit të Kuvendit.“Në ofertën e fundit që Vetëvendosje ia ka bërë LDK-së, parashihet që partia e Isa Mustafës t’i ketë 7 ministri. Kjo rritje e numrit të ministrive është bërë me qëllim që Vetëvendosje të vazhdojë ta mbajë postin e kryetarit të Kuvendit, ku më 26 dhjetor ishte zgjedhur Glauk Konjufca. Kjo ofertë i është bërë LDK-së gjatë këtyre dy ditëve”, tha ky burim i Gazetës Blic, i afërt me dy partitë.

Sipas këtij burimi, oferta e re nënkupton edhe shtimin e numrit të ministrive.Burimi i njëjtë potencon se LDK përveç 7 ministrive, do ta ketë edhe të drejtën që ta propozojë emrin e mandatarit për postin e presidentit, vitin e ardhshëm kur pritet që t’i skadoj mandati presidentit aktual.Sikurse dihet, në fillim Vetëvendosje dhe LDK ishin pajtuar që qeveria t’i ketë vetëm 12 ministri, mirëpo që Kurti edhe publikisht përmes një video mesazhi kishte kërkuar që ky numër të rritet në 14, duke iu shtuar një ministri LDK-së dhe një minoriteteve.

LDK e kishte refuzuar një ofertë të tillë, duke insistuar që VV t’ia kthejë postin e kryetarit të Kuvendit, deri në zgjedhjen e presidentit, ndërkohë që numri i ministrive të mbetet 5 me 5.

- Advertisement -

Edhe anëtari i kryesisë së LDK-së Kujtim Shala, mbrëmë tha në emisionin BlicInterView me Astrit Gashin se VV duhet të heq dorë nga funksioni i Kryeparlamentarit, sepse sipas tij dështimi i marrëveshjes nuk ka kuptim.

Ditë më parë GazetaBlic ka publikuar ofertën e fundit të LDK-së ndaj VV-së, nga e cila nuk ka lëvizur akoma, duke vështirësuar situatën drejt arritjes së marrëveshjes.Gjatë ditës Gazeta Blic ka provuar të flasë zyrtarisht edhe me LDK edhe me VV për ofertën e fundit të partisë së Kurtit, ku LDK-së i janë ofruar ministri shtesë në këmbëm të kryetarit të Kuvendit, por askush nga partitë në fjalë nuk ka pranuar të jap detaje.Në anën tjetër, disa media kanë raportuar për nje takim që ka ndodhur mbrëmë ndërmjet LDK-së e Vetëvendosjes, gjegjësisht ndërmjet Isa Mustafes e Albin Kurtit.

- Advertisement -

Sipas këtyre mediave, takimi ka ndodhur në shtëpinë e liderit të LDK-së në fshatin Prapshticë, ndonëse një takim i tillë nuk është konfirmuar, por as nuk është mohuar nga dy partitë.Gazeta Blic në anën tjetër, ka raportuar pak më parë që për sot nuk do të ketë takim ndërmjet dy liderëve të dy partive.Presidenti i vendit, Hashim Thaçi para 5 ditësh e ka nominuar Albin Kurtin, si kandidat për kryeministër, i cili ka kohë edhe 10 ditë që ta formoj Qeverinë e re.Ndryshe, në zgjedhjet e fundit Vetëvendosje doli partia e parë me 29 deputetë, e pasuar nga LDK me 28, e trete u rendit PDK me 23 deputetë, e pasuar nga AAK me 13 dhe Nisma me 6 deputetë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit