1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Deputetët nuk e votuan Kodin Civil, vjen reagimi nga Bashkimi Europian

Rekomandime

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog, e ka cilësuar si zhgënjyese mosvotimin e Kodit Civil nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Sipas Szunyog, ai është legjislacion i rëndësishëm i cili nuk duhet të presë.

- Advertisement -

“Pas hapave premtuese të seancës së djeshme të Kuvendit të Kosovës me miratimin në lexim të parë të projektligjeve për financimin e partive politike dhe deklarimin e pasurisë, mosbërja e njëjtë me Kodin Civil është zhgënjyese. Legjislacioni i rëndësishëm nuk duhet të presë”, ka shkruar ai në rrjetin social “Twitter”.

Kuvendi i Kosovës ka dështuar të votojë në lexim të parë Projektkodin Civil të Kosovës.

Në sallën të pranishëm ishin 77 deputetë, 28 prej të cilëve votuan pro, 29 kundër dhe katër abstenuan.

- Advertisement -

Arsyeja që deputetët nuk i dhanë dritën jeshile këtij projektkodi ishte një nga nenet, i cili hapë rrugën për ligjin që lejon martesat e gjinisë së njëjtë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit