14.5 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Deputetët pinë cigare në Kuvend, Vjosa Osmani nuk toleron

Rekomandime

Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani i ka shkruar letër ministrit të ri të Shëndetësisë, Armend Zemaj lidhur me pirjen e duhanit në hapësirat e Kuvendit.

- Advertisement -

Ajo i ka kërkuar që ta angazhojë Inspektoratin për ta mbikëqyrur zbatimin e Ligjit Kundër Duhanit në Kuvendin e Kosovës, dhe të shqiptojë gjoba për depuetetët.

“Përmes respektimit të ligjeve dhe zbatimit të tyre në mënyrë të barabartë ne konfirmojmë përkushtimin për sundimin e ligjit në vend. Duhet të vazhdohet me angazhim, punë dhe qëndrueshmëri që ta sigurojmë zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe ta ruajmë shëndetin e qytetarëve, si synim i ynë i përbashkët”, thuhet në letrën e Osmanit.

Ajo pret që Zemaj të marrë masa shpejt për këtë çështje. /

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit