20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Deputetët s’mund të fitojnë më ‘bingo’: Numrat e partive do të jenë më të mëdhenj se 111

Rekomandime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që numrat e partive politike pjesëmarrës në zgjedhjet e 6 tetorit do të jenë nga 111 e lartë e jo më të korrespondojnë numrat e partisë me kandidatët, sikurse në zgjedhjet e kaluara.

- Advertisement -

Në Kuvendin e Kosovës nuk do të mund të ketë deputetë që do ta marrin këtë post falë numrit të partisë.

Këtë për Gazetën Metro e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi Valmir Elezi i cili tha se tash e tutje renditja e subjekteve politike në fletëvotim do të jenë nga 111 deri 135.
Po ashtu, ai njoftoi se nesër në ora 16:00, do të tërheqet shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim.

“Ju njoftoj se të martën (17 shtator, ora 16:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më 6 tetor 2019”, ka thënë Elezi.

- Advertisement -

Lidhur me këtë vendim të KQZ, ka reaguar edhe gazetari dhe analisti, Bekim Kabashi, i cili ka thënë se kjo ua humb mundësinë deputetëve që ‘ua don loton’.

Sipas Kabashit, në zgjedhjet e 2017’tës ka pasur mjaftë të tillë.

- Advertisement -

“Vendimi i KQZ’se qe numrat e partive me fillu nga 111, ua paska hup mundesine atyre qe ua don ‘loton’. Ne keto zgjedhje s’do t’kemi deputete qe kete post e fitojne si loje fati ne diten kur KQZ terheq numrat e partive me te cilet perfaqesohen ne zgjedhje. Ne 2017 po me kujtohen tre emra qe e paten fitu postin e deputetit ne kete forme:

Driton Selmanaj qe kishte marr 35 mije vota, Ali Lajci 10 mije vota, dhe Teuta Haxhiu ishte bere femra me e votuar e PAN’it me mbi 15 mije vota”, ka shkruar ai në Facebook./

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit