Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka publikuar një fotografi të Daut Haradinajt, njëherit edhe gjenerali më i ri i luftës së fundit në Kosovë. Por, në sfond shihet edhe një fotografi e presidentit të Federates Socialistet të Jugosllavisë, Josip Broz Tito.
Nitaj ka shkruar me ironi “Me gjeneralin më të ri të luftës së Kosovës dhe Marshall Tito në sfond”.
Me Gjeneralin më të ri të luftës së Kosovës- Matshall Tita në sfond. (Kjo në një lokal në Prishtinë)
Gepostet von Muharrem Nitaj am Mittwoch, 21. Oktober 2020
Nënkryetari i AAK’së gjithashtu ka sqaruar se kjo fotografi është shkrepur në një nga lokalet në Prishtinë, tashmë 20 vjet pas çlirimit të Kosovës.