Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka treguar se është shëruar nga COVID-19.
Ai ka thënë tutje se nga sot do i kthehet kryerjes së obligimit të deputetit.
Ky është postimi i tij i plotë:
Nga dje, pas testit negativ dhe kritereve të OBSH-së, IKSHP, më ka shpallur të shëruar nga Covid19 ,pas 3 javë izolim.
Prandaj që sot do i kthehem kryerjes së obligimeve të deputetit në seancën e rradhës.
Nesër në Dekanat të Fakultetit të Mjekësisë ,të premten pasdite do mbaj Provimet e Licencës së infermierve të diplomuar ,kurse punës me pacientët e mi në Prizren u kthehem nga e shtuna paradite. Ju faliminderit për kujdesin tuaj dhe shihemi.