Deputeti Haxhi Avdyli, i cili është rreshtuar krah Vjosa Osmanit, ka vazhduar kritikat për ish-partinë e tij, Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Avdyli ka thënë se disa në Lidhjen Demokratike kanë ndryshuar qëndrim për presidentin Hashim Thaçi dhe se tani ai është bërë një burrë i mirë.
Këto komente, Avdyli i ka bërë derisa ka kujtuar një shkrim të vitit 2018-të, ku ndër të tjerat kishte deklaruar se presidenti historik, Ibrahim Rugova sa ishte gjallë nuk e kishte lënë në asnjë pozitë Thaçin pasi që e kishte njohur.
“2018 e thënë po që vlen edhe më shumë në ditët e sotshme.
Apo ndoshta tani Hashim Thaqi për disa në LDK është bërë burrë i mirë”, ka shkruar Avdyli duke e shpërndarë një tekst të 2018.