4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Deputeti i VV-së: Amerikanët na kanë quajtur terroristë

Rekomandime

Deputeti i VV-së, Fatmir Humolli në seancën e kuvendit ka deklaruar se amerikanët kanë më shumë interesa ekonomike në Serbi sesa në Kosovë.

Humolli i bëri këto komente teksa diskutohej projekti amerikan i gazit.

- Advertisement -

“Miqësinë me amerikanët e ruajmë nëse kemi interesa të përbashkëta afatgjate, jo duke shkelur mbi interesat tona. Amerikanët e kanë interesin ekonomik më shumë në Serbi sesa tek ne, sepse Serbia është më e madhe”, deklaroi ai.

Tutje, ai tha se amerikanët UÇK-në e kanë quajtur terroriste.

“Unë e di që amerikanët na kanë thanë jeni terrorista, Ramush ty të ka thanë je terrorist, ti nuk e ke ngu amerikën hiç. Amerikanët janë popull i madh edhe kanë interesa të ndryshme, individë të amerikës që dëshirojnë me shfrytëzu këtu. Kemi pasë embargo prej amerikanëve si UÇK”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit