4.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Deputeti i VV-së Bajqinovci: Le ta bëjmë sa më shpejtë marrëveshjen e ti zhgënjejmë kundërshtarët

Rekomandime

Kosova duhet të bëhet me Qeveri sa më shpejtë që të jetë e mundur.Kështu e nis shkrimin e tij në Facebook deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci.Bajqinovci thotë se suksesi i Kosovës, pritjet e qytetarëve dhe reformat rrënjësore në vend janë të lidhura pashmangshëm edhe me lidhjen e marrëveshjes mes LDK-së dhe LVV-së.

Ai tutje shpreson që në bisedimet e ardhshme mes dy subjekteve politike të mos vendosen kërkesa të pakapërcyeshme që mund ta dëmtonin arritjen e këtij koalicioni raporton Gazeta Blic.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Kosova duhet të bëhet me Qeveri sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Suksesi i Kosovës, pritjet e qytetarëve, politika e jashtme dhe ajo me fqinjët si dhe reformat rrënjësore në vend, janë pashmangshëm të lidhura me jetësimin e koalicionit të fituesve të zgjedhjeve LVV dhe LDK. Këtë e do populli, këtë po e duan miqtë e Kosovës dhe kështu është rruga e ringritjes së perspektives së Kosovës. Uroj që partneri ynë por edhe grupi negociator i LVV, nuk do të parashtrojnë njëra tjetrës kërkesa e pengesa të pakapërcyeshme dhe Qeverinë ta bëjmë shpejt, duke i zhgënjyer ata që punojnë për ta dëmtuar Kosovën, e poashtu, duke i gëzuar në radhë të parë qytetarët shumicë dërrmuese si dhe miqtë tanë perëndimor që kanë dhënë shumë për këtë vend, sigurisht se e duan shumë Kosovën.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit