3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Deputeti ‘më i varfër’ i LVV-së, me 1 euro e 39 cent në Bankë

Rekomandime

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar vetëm 1.39 centë të kursyera në një bankë në vend.

Hajrulla Çeko që vije nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar gjithashtu se nuk ka shtëpi, tokë e as veturë.

- Advertisement -

E vetmja e ardhur e tij është paga nga Kuvendi i Republikës së Kosovës prej 1 mijë e 460 euro.

Ai ka thënë se bashkëshortja e tij ka banesë në vlerë 90 mijë euro dhe një tokë në vlerë 100 mijë euro. Bashkëshortja ka edhe një veturë në të llojit , Dacia Sandero në vlerë prej 12 mijë euro e blerë në vitin 2017.

Qeko edhe kreditë financiare i ka deklaruar në emër të gruas së tij.

- Advertisement -

Ai ka deklaruar se bashkëshortja ka një kredi prej 50 mijë euro të marrë për blerje të banesës dhe një kredi tjetër në vlerë prej 30 mijë euro të marrë për veturë dhe shpenzime të tjera.

Bashkëshortja që merr pagë prej 300 euro nga puna në rrjeti i grave, është pronare edhe e një shoqërie komerciale me 100% të aksioneve.

- Advertisement -

Ndryshe nga Qeko, bashkëpartiaku i tij, deputeti, Xhelal Sveçla në AKK ka deklaruar pasuri prej 2 milionë euro.

Gjithë këtë pasuri atij ia kanë lënë prindërit.

Sveçla në pronësi të përbashkët ka deklaruar një shtëpi 300 m2 si trashëgimi nga prindërit e vlera e saj arrin në 600,000.00 euro. Dy lokale afaristë njëri, 200.00 m2 në vlerë 650,000.00 euro dhe tjetri 500.00 m2 në vlerë 600,000.00.

Por, pavarësisht pasurisë prej saktësisht 1 milionë e 950 mijë euro, ai ka deklaruar se nuk ka veturë.

Në AKK si pasuri të luajtshme ka deklaruar vetëm një veturë në pronësi të bashkëshortes. Vetura është të vitit 2016 në vlerë 4,000.00 euro të cilën thuhet se e ka blerë me kredi.

Ndërsa para të gatshme të mbajtura në institucione financiare, Sveçla dhe bashkëshortja e tij ka rreth 1200 euro.

  • Etiketimet
  • VV
-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit