1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Deputeti Shkumbin Demalija: Kam filluar të besoj se virusi nuk ekziston

Rekomandime

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demalija gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës rreth menaxhimit të situatës me COVID-19 ka thënë se ka filluar të mos besojë se virusi ekziston.

- Advertisement -

Demalijaj ka thënë se nuk po beson në ekzistencën e virusit pasi janë ekspozuar si deputet dhe nuk janë infektuar.

“Kam fillu me besu që nuk ekziston ky virus, për shkak se jemi të ekspozuar të gjithë si deputetë dhe ose jemi të gjithë të imunituar aq sa nuk bën punë ky virus, në 24 orët e fundit këtë virus mund ta quaj covid politik”, tha ai.

Kujtojmë se virusi COVID-19 ka prekur tashmë miliona njerëz në botë duke lënë po ashtu mijëra të vdekur. Edhe në Kosovë ka të infektuar edhe nga radhët e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit