Deputeti ukrainas: Nëse ushtria ruse depërton në Kiev, do t’u bëjmë jetën ferr

0
116

Deputeti ukrainas Alexey Goncharenko ka paralajmëruar forcat ruse. Nga vendi i një sulmi raketor rus në rrethin Kurenivka të Kievit, për Skynews ai tha se një burrë 59-vjeçar vdiq pasi një raketë goditi një tramvaj. Goncharenko tha se Putin duhet ndaluar e se nëse ushtria ruse do të depërtojë në qytet do ua bëjnë jetën ferr.

Duhet ta ndalojmë sa më shpejt që të mundemi, duhet t’i ofrojmë Ukrainës ndihmë ajrore dhe avionë vetëm për të ndaluar këtë tmerr. Janë jetë njerëzish, janë qindra njerëz jetët e të cilëve do të shpëtoheshin nëse do të na pajiseshin me avionë. Nëse nuk e ndalojmë Putinin, nesër do të jetë Varshava, nesër do të jetë Riga dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë më pas”.

Ai shtoi se është “i sigurt” se ushtria ruse “nuk mund ta merrte Kievin”.

“Ata mund ta shkatërrojnë atë po, por ata nuk mund ta marrin atë,” tha zoti Goncharenko. “Nëse ata depërtojnë në qytet, ne do t’ua bëjmë ferr këtu. Ai tashmë është ferr për ne.”