3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Deputetja e LDK kërkon të dielën ditë pushimi: Një jetë e kemi, 8 orë punë, 8 gjumë dhe 8 pushim në ditë

Rekomandime

Në shumicën e komunave tashmë është marrë vendim që dita e diele në bazë të ligjit të jetë ditë pushimi.

Por është komuna e Gjilanit që ende detyron punëtorët e bizneseve private që të punojnë dhe gjatë të dielave.

- Advertisement -

Madje asamblistët e kësaj komunë kanë kundërshtuar disa herë arritjen e këtij vendimi.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi tha se e diela duhet të bëhet ditë pushimi në Gjilan.

Bunjaku-Rexhepi theksoi se punëtorët duhet të kenë pushim të mjaftueshëm e që sipas saj, tetë orë punë, tetë gjumë dhe tetë pushim në ditë janë më të konvenueshme.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

E diel, të bëhet ditë pushimi në Gjilan

Vërtet, dita e diel, duhet të bëhet ditë pushimi edhe në Gjilan.

- Advertisement -

Punëtorët duhet të kenë pushim të mjaftueshëm, kohë të lirë për familjet e tyre dhe të argëtohen.

40 orë në javë, mjaftojnë.

8 orë punë, 8 gjumë dhe 8 pushim në ditë.

Një jetë kemi dhe duhet jetuar të gjithë me dinjitet.

Çdo të diele pushim, edhe në qytetin tonë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit