1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Deputetja e PDK-së shërohet nga koronavirusi

Rekomandime

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha është shëruar nga koronavirusi.

- Advertisement -

Këtë e ka bërë të ditur vëllai i saj, Fatos Hoxha, përmes një postimi në Facebook.

“Kah po shkon oj NEGATIVE”, ka shkruar Hoxha, derisa ia ka bashkangjitur një fotografi të deputetes së PDK-së jashtë Klinikës Infektive.

Nga ky përshkrim, vëllai i saj ka lënë të kuptohet se deputetja e PDK-së ka dalë negativ në testin për koronavirus.

- Advertisement -

Kujtojmë, se Eliza Hoxha javë më parë mori shumë reagime nga qytetarët, e cila derisa ishte e infektuar me koronavirus, kishte dalë jashtë shtëpisë.

Por, deputetja e PDK-së ka thënë se arsyeja pse kishte thyer vetizolimin ishte për shkak të gjendjes jo të mirë, ku u detyrua të bënte një rentgen të mushkërive.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit