9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

a Mustafa thotë se ka rënë në ujdi me Albin Kurtin!

Rekomandime

Pak orë pas përfundimit të takimit me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, ka dhënë detaje nga ky takim.Mustafa, pohon se janë pajtuar me Kurtin që vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje por duhet të rezultojë një qeveri që ua kthen shpresën qytetarëve.Ai thekson se qeveri e re e Kosovës duhet të sillet me përgjegjësi dhe kompetencë në zhvillimin ekonomik, si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, në menaxhimin e arsimit dhe shëndetësisë, në luftën kundër krimit, korrupsionit dhe kapjes së shtetit si dhe në hapjen e rrugës së integrimeve evropiane.

- Advertisement -

“Në takim me z. Albin Kurti sot, biseduam për gjendjen në Kosovë, sidomos pas dorëheqjes së Kryeministrit të vendit. U pajtuam se jo vetëm që vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje por duhet të rezultojë një qeveri që ua kthen shpresën qytetarëve, veçanërisht rinisë sonë. Kjo qeveri e re e Kosovës duhet të sillet me përgjegjësi dhe kompetencë në zhvillimin ekonomik, si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, në menaxhimin e arsimit dhe shëndetësisë, në luftën kundër krimit, korrupsionit dhe kapjes së shtetit si dhe në hapjen e rrugës së integrimeve evropiane”, ka njoftuar Mustafa përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetin shoqëror “Facebook”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit