Wednesday, July 24, 2024

Ushtria kineze rrethon metropolin botëror

- Advertisement -
- Advertisement -

Kolonat e autoblindave dhe kamionëve po e bllokojnë autostradën dhe rrugët e qytetit.

Pekini zyrtar pretendon se ushtria dhe njësitet tjera të shërbimeve të inteligjencës kanë filluar ushtrimet e mëdha ushtarake, të cilat në “asnjë mënyrë nuk kanë lidhje” me trazirat nëpër rrugë.

- Advertisement -

Portali “Business Insider” ka lajmëruar se në Shenzhen, i cili gjendet vetëm 25 kilometra larg kufirit me Hong Kongun, janë mbledhur autoblindat kineze, gjë që paraqet paralajmërim për protestuesit.

CNBS amerikan transmeton se gazeta zyrtare e Partisë Komuniste të Kinës “People Daily” ka publikuar nëpër rrjete sociale se Policia Popullore e armatosur në Shenzhen është e gatshme t’i pengojë “trazirat, shqetësimet, dhunën e madhe dhe krimin si dhe çështjet e sigurisë sociale në lidhje me terrorizmin”.

Siç pretendon CNBC, në edicionin e “Global Times” në gjuhën kineze sot në mëngjes është publikuar lajmi se “nëse demonstruesit në Hong Kong nuk mund ta kuptojnë sinjalin nga policia e armatosur e cila po tubohet në Shenzhen, ata po kërkojnë vetë shkatërrim”.

- Advertisement -

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura