Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli i ka reagur kryetarit të LDK-së Isa Mustafa pasi ky i fundit tha se fjalët e deputetes Pacolli kanë një logjikë fashiste.Pacolli i thotë Mustafës se turp nuk është të thuash të vërtetën por turp është të shfrytëzosh të mirat e shtetit vetëm për veten dhe familjen e afërt.
“Nuk ke nevojë të përdorësh ura lidhëse për tu afruar me PDKën. Nuk ke nevojë as të derdhësh lot krokodili për ata që dikur i akuzoje për krime. Qytetarët tani të njohin mirë. Je po i njëjti, përsëri për interesa tua dhe të dostit tënd tradhëton besimin e qytetarëve” shkruan pacolli në Facebook raporton Gazeta Blic.
Postimi i plotë: