17.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Mërgimtari dhuron një respirator për Klinikën Infektive

Rekomandime

Një respirator, pajisje i cila ndihmon personat në frymëmarrje, është dhuruar nga një mërgimtar i cili jeton në Kanda.Ahmet Hoti nga Gjakova ka dhuruar një respirtator për Klinikën Infektive në kohën kur respiratorët po shfrytëzohen për personat të cilat janë nën përkujdesje mjekësore nga COVID-19.

- Advertisement -

“Katër respirtatorë i kam dhuruar për Spitalin e Gjakovës ndërsa këtë po e dhuroj për Klinikën Infektive në Prishtinë. Po shpresoj që e kalojmë sa më shpejt pandeminë”, tha ai në një bisedë për KALLXO.com duke folur për një donacion më të madh të bërë javë më parë.Hoti ka thënë se donacione ai së bashku me shoqatën shqiptare në Toronto të Kandasë ka bërë donacione edhe në Shqipëri.

Ai u ka bërë thirrje të gjithëve që të rrinë në shtëpi në këtë kohë pandemie.Donacioni i respiratorit është dorëzuar në Klinikën Infektive më 10 prill nga ekipi i KALLXO.comSonte, duke filluar nga ora 20:15 në RTK mund ta ndiqni emisionin Jeta në Kosovë ku flitet për punët vullnetare në kohë pandemie. Në këtë emision do të shfaqet edhe pranim-dorëzimi i respiratorit të dhuruar nga Ahmet Hoti për Klinikën Infektive.

Ahmet Hoti kishte destinuar edhe në vitin 2018 një donacion për Kosovën me rreth 1 milion maska, por atë kohë Ministria e Shëndetësisë që udhëhiqej nga Uran Ismajli nuk e kishte pranuar nën arsyetimin se Hoti nuk i kishte plotësuar të gjitha dokumentacionet.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit