4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Dëshmia e 7 vjeçarit çoi në burg të përjetshëm nënën e tij

Rekomandime

Një djalë 7 vjeçar ka vizatuar skenën e krimit para gjykatësit duke i treguar atij se nëna ia ka vrarë motrën, trasnmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Shtatë vjeçari ka dhënë dëshminë se si ai e kishte parë nënën e tij duke e mbytur motrën e tij, e cila e çoi atë në burg të përjetshëm.

Rasti i Amanda Lewis, 35 vjeç, u shfaq në një program televiziv. Edhe pse shikuesit kishin mbetur të ndarë mbi deklaratat e nënës, gjegjësisht fajësisë ose pafajësisë së saj, ata ishin të bashkuar rreth asaj se rrëfimi i AJ ishte tronditës.

Djali ishte dëshmitari i vetëm për krimin dhe në gjykatë prokurori i kërkoi atij që të shpjegonte përmes një vizatimi ato që ai kishte parë.

- Advertisement -

“Kjo është nëna ime”, ka sqaruar ai. “Duke vrarë motrën time”.

E kur prokurori e pyeti se si e kishte mbytur ai tha: “Duke ia vendosur dorën në fytyrën e saj”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit