Saturday, July 20, 2024

Filmohet nga plazhi rrëzimi i avionit ushtarak, ndërron jetë piloti

- Advertisement -
- Advertisement -

Një zhurmë kumbuese në qiell, dhe më pas pamja e avionit që rrëzohet me shpejtësi në det. Janë pamje dramatike ato që vinë nga një plazh në jug lindje të Spanjës, Manga de Mar Menor, ku një person ka filmuar momentin ekzakt të aksidentit ajror që i ka kushtuar jetën një piloti ushtarak spanjoll.

Accidente de un avión del ejército del aire (C101) frente a la Manga del Mar Menor en el Mar Mediterráneo. Espero que la tripulación esté bien

Mjeti që drejtonte ishte një C-101, avion sulmues por që përdoret më së shumti për trajnime specifike të pilotëve ushtarak.

- Advertisement -

Nga video duket që avioni rrëzohet me shpejtësi dhe pa manovra devijuese, gjë që mund të krijojë përshtypjen se piloti mund të ishte pa ndjenja ose në pamundësi teknike manovrimi.

Forca të shumta ushtarake rrethuan perimetrin, duke gjetur një trup që mendohet të jetë ai i pilotit.

Në një moment të parë deklarata e ushtrisë spanjolle pohonte se piloti kishte arritur të dilte me parashutë.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura