2.3 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Dëshmia e rraIIë nga Iibri i autorit serb në vitin 1877: Si i dëbuam dhe vramë arnautët (shqiptarët) nga Nishi

Rekomandime

Shkrimtari dhe përkthyesi nga Suedia, anëtar i Kreyesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, Suedi dhe nënkryetar i saj, Hamit Gurguri, këto ditë nga gjuha serbe në gjuhën shqipe ka përkthyer librin e autorit serb Dimitrije Mita Petroviq me titullin në origjinal “Borbe u Toplici 1877 – 1878” (shqip: Luftimet në Toplicë 1877 – 1878”).

- Advertisement -

Ky libër, i lënë në dorëshkrim, pra i pabotuar, dhe i botuar në vitin 1979 nga Arkivi i Serbisë, është interesant për secilin lexues, sepse në te autori në formë të një ditari të luftës paraqet momente e ngjarje të ndryshme e të shumta nga spastrimi etnik i trojeve të pastra shqiptare nga sot Serbia e Mesme dhe Jugore, veçanërisht nga krahina e Toplicës, pra, të pohuara nga një kronist serb – Dimitrije Mita Petroviq. Për këto ngjarje janë publikuar shumë e shumë studime nga historianët shqiptarë, turq, serbë e të tjerë dhe kështu janë ndriçuar të vërtetat historike.

Sipas disa të dhënave arkivale serbe thuhet mes të tjerash se gjatë luftërave serbo-turke të viteve 1877-1878, ushtria serbe, duke zbatuar urdhërin e shtabit të përgjithshëm dhe qeverisë serbe, i shpërnguli me forcë nga Toplica, Leskovci, Nishi, Vranja më tepër se 300.000 shqiptarë. Por, e vërteta është se prej kësaj krahine shqiptare me dhunë ushtarako-policore mbretëria serbe e Obrenoviqve dëboi rreth 830 000 shqiptarë etnikë. Kjo u realizua duke bërë një gjenocid dhe spastrim etnik total, kur janë vrarë e masakruar reth 70 000 shqiptarë, të cilët banonin në afro 700 fshatra e qytete shqiptare vetëm në Krahinën e Toplicës.

Në këtë kohë janë zbrazur trojet me shumicë shqiptare të Jagodinës, Kosanicës, Pirotit, Quprisë, Pllanës, Krushevcit, Nishit, Leskovcit, Surdulicës, Vranjës, Përokupjes, Kurshumlisë, etj. Popullsia e shpërngulur shqiptare e cila arriti që t´i shpëtojë gjenocidit serb u vendos në jug të trojeve shqiptare në Kosovë dhe në Maqedoni. Këta shqiptarë sot e asaj dite janë të njohur dhe të quajtur muhaxhirë (refugjatë). Madje, shumë prej tyre sot e asaj dite si mbiemër e mbajnë emrin e fshatit ose trevës prej nga janë dëbuar. Kronisti serb Dimitrije Mita Petroviq ishte edhe vetë pjesëtar i ngjarjeve të sipërme.

- Advertisement -

Ai në këtë libër të lënë në dorëshkrim jep lloj-lloj skenash e detajesh për gjenocidin dhe zullumin e ushtuar ushtarakisht mbi burra, gra e fëmijë të arnautëve, siç i quan ai shqiptarët, vuajtjet arnautëve për shkak të gjenocidit të ushtruar mbi ta, vjell vrerë e urrejtje ndaj tyre, tregon për djegiet e shtëpive të arnautëve, për uzurpimin dhe plaçkitjet e pasurive të tyre, vrasjet, spastrimet etnike, prerje kokash, erkzekutime, uri, etj. Por, njëkohësisht pohon edhe për rezistencën e organizuar dhe individuale si dhe për shpirtin luftarak të arnautëve, trimërinë e tyre të treguar në fushat e betejave. Pra, në këtë libër rrëfehet edhe për rezistencën e fortë e arnautëve me shumë sakrifica, flijime dhe heroizma. Në vazhdim do t´i japim disa refrene të zgjedhura nga ky libër, të përkthyera nga Hamit Gurguri, ashtu si i ka shkruar ai vetë, pa asnjë intervenim redaktorial apo lektorim gjuhësor. Përkthyesi Hamit Gurguri në fillim të librit i jep disa sqarime në formë të Parathënies. Fjalët e tij janë:

Parathënje

- Advertisement -

Autori Dimitrije Mita Petroviqi ishte vetë pjesëmarrës i luftimeve në Javor gjatë vitit 1876. Libri i parë bënte fjalë për përgaditjet luftarake sërbe atë vit. Libri i tij i parë u botua nga Muzeu në Çaçak në vitin 1955, ku bënin pjesë edhe 37 skica, vizatime, fotografi, portrete dhe plane të cilat u zhdukën. Ky është libri i tij i dytë për luftimet nëpër Toplicë gjatë viteve 1877 e 1878. Në këtë kronikë luftarake D. Petroviqi iu kushton kujdes të veçantë tri ngjarjeve:

1.Kur ushtria sërbe e kaloi kufirin e hyri në Prokuple.

2.Luftime për marrjën (e quan çlirim) e Kushumlisë dhe

3.Beteja për Samakovë.

Shenimet e Petroviqit japin një pasqyrë për armatosjën e ushtrisë sërbe, për organizimin e funksionimin e logjistikës. Vëzhgimit të tij nuk i shpëton as pamja e ushtrisë turke, të cilën e paraqet si ushtri të disciplinuar, të organizuar mirë, të armatosur mirë, të pajisur me veshëmbathje e të motivuar deri në fanatizëm. Ushtari turk i la përshtypje këtij kronisti.

Në shënimet luftarake shpesh i hasim edhe kundërshtarët e ushtrisë sërbe, arnautët, siç i quan ku autor dhe shton se: “Pasi Turqia u detyrua të luftonte në një front të gjërë, nga Plemja e Vogël deri në Velebit, për luftë në Toplicë i mobilizoi forcat lokale nga viset e afërme. Duke shfrytëzuar antagoni-zmat kombëtare, Turqia arriti t’i mobilizoi edhe arnautët, duke përhapur lajme për rrezikun vdekjeprues që u vinte nga sërbët, por u jepte dhurata e premtime parisë së tyre. Në ato kushte Hafiz Pasha mblodhi ordinë me të cilën erdhi në Toplicë.

Ishin të kota përpjekjet e komandës sërbe t’i tërhiqte apo t’i përfitoi arnautët në anën tonë, apo bile t’i neutralizonte!”

Shenimet, të cilat i ruajti autori, ua la amanet fëmijëve. Kështu e bija e tij, Lubica Llukoviqi – e lindur Petroviqi, në vitin 1977, e vetmja trashëguese e gjallë, atë vit 92 vjeqare ia dhuroi të gjitha shenimet e të jatit Arkivit të Sërbisë, me kusht që ato të botohëshin, gjë që ajo nuk e priti.

Vlerë të posaçme e këtyre shenimeve luftarake iu jep një përshkrim i detaleve të cilat mund t’i ofrojë vetëm vrojtuesi i drejtpërdrejtë i ngjajreve. Ato detale e epizoda, të cilat edhe mungojnë në shkrimet e historianëve, bile edhe në veprat e strategëve dhe të analistëve, sado subjektive na ofrojnë pamjën më reale të ngjarjeve në vorbullin e luftës që pamëshirshëm korrë jetëra e koka njerëzish, jo vetëm të shprehur në numër, por të ditura, të njohura dhe të afërme.

Dimitrije Mita Petroviqi deshi që të gjitha ngjarjet që ai i pa, t’ua lë pasardhësve në kujtesë të mos harroheshin. Ajo anë e përshkrimeve përbën bërthamën dhe vlerën e kësaj kronike.

Ky libër është një ndër shenimet e pakëta, të cilat flasin për spastrimin etnik të Krahinës së Toplicës, të Nishit dhe të Pirotit nga banorët shqiptarë, numri i saktë i të vrarëve dhe të shpërngulurve nuk u përcaktua as nuk u vërtetua kurrë.

Shpërngulje, shpronësim e shfarosje ishte moto e luftës për Toplicë, e cila për ironi ende sot në historinë sërbe e quajnë luftë çlirimtare, ani se ishte zaptuese dhe me pasoja shumë tragjike për disa breza muhaxhirësh shqiptarë të këtyre viseve, pasardhës i të cilëve është edhe përkthyesi i këtij libri.

Disa Fragmente nga libri Borbe u Toplici 1877–1878

(shqip: Luftimet në Toplicë 1877-1878),

Autor: Dimitrije Mita Petroviq. (Vërejtje: Edhe fragmentet jepen pa asnjë intervenim redaktorial apo lektorim gjuhësor).

Faqe nr. 24 e përkthimit:

Afër mesditës erdhi bylykbashi i ynë, Glisha dhe aty solli arnautin e qartur, Alim – Agë Mehmetin, të cilin e përcillnin tre çifqinjë të tij – sërbë. Alimi kishte të veshur: pantallone të ngushta arnaute nga zhguni i shkalur, mbi bel një xhamadan me mëngë të ngushta, aty këtu i ishte shqyer, nën të cilin po dukej e varur palla dhe dy kobure (të quajtura pejane). Në dorë mbante pushkën e hollë “arnautkën”, kokën, sipas adetit të tyre e kishte të lidhur me mahramë të bardhë, në këmbë kishte opinga të lehta. Ishte thatuk, shtatëhollë, plak i shpejtë 60 vjeçar, por për luftë ushtarë më i mirë se dy 25 vjeçar. Kur hyri në karaullë, ia ofruan një karrigë mbi të cilën u ul duke e mbajtur pushkën në dorë. Në anën e majt e në të djathë të tij u ulën këmbëkryq, duke vu këmbët përfundi dy çifqinjtë e tij. I treti çifqi u ul pas shpinës së tij – kështu ruhej aga. Glisha po i rrinte anësh. Në pyetjet e komandantit të brigadës, Alimi po i përgjigjej lirshëm.

-Unë jam Alim Agë Mehmeti nga Babotinci. Jam spahi në atë fshat. Këta janë çifqinjtë e mi. Unë gjithnjë i vi Glishës sim besnik në bisedë dhe kurdoherë kur kishte të keqe ndaj nesh, unë ia kam tregua. Dje i erdha para se të vinte ushtari i juaj dhe e pyeta se çka duan të juajt? Aty ia dhash fjalën dhe besën e fortë se sot do të vi që të përshëndetëm me të, sepse kush e di a do të shifëmi më. Pra, kështu në besë unë erdha, ky më mori në besë dhe më solli tek ti, o pashë. Por tani dua unë të pyeti: A do të na i leni rahat familjet tona, të rrijmë nëpër shtëpitë tona, çka nëse na lejoni dhe ma jepni besën e fortë, unë do t’i kthej të gjithë të ikurit përtej lumit të Toplicës, por të më jepni edhe letrën, kështu që për dy ditë të gjithë do të jemi të kthyer prapa. Arnauti ndjehej aq i lirë si të ishte në mesin e të vetëve. Në pyetjën e tij, majori i premtoi se do t’ia jepte letrën, por duhej të pritte deri sa të arrinte Biniçki. Pastaj u ngrit dhe doli jashtë duke dërguar menjëherë kapitenin e artilerisë Aleksa Damjanoviqin, i cili dukej i tmerrshëm me trupin e tij të madh dhe mërrolat në ballë, që ai Alimit t’i kërkonte t’i dorëzonte armët. Të gjithë e dinin se ishte vështirë të mirrën armët nga ai luan malësor, i cili më parë do të humbte kokën se sa të ndahej nga armët. Atë e kuptoi Aleksa i cili hyri brenda. Alimi e pyeti:

-Ku është pasha Biniq? Ah, bre Glishë – iu kthye atij, ti më tregove sa ai ishte këtu?

– Tani do të vijë, iu përgjegj Glisha, por Alim, tek ne është adet që para se të dalësh para udhëheqësit ushtarak, së pari duhet të dorëzohën armët, kështu që pa to dilet para tij.

Alimin e përshkoi zbehja në fytyrë, i hidhëruar e shiqoi Glishën, pastaj i foli me zë të dridhur:

– Bre Glishë, bre Glishë, a e tillë është tek ju besa? Çka do t’i bëjë unë Biniqit nëse e mbaj armën tek unë? Unë edhe më parë kam dalë para tij, por nuk ma morën pushkën. Unë erdha tek ju të ju lutëm: në ërz (moral) të mos na prekni, në familje që të gjitha kanë ikur kur vërejtën ushtrin tuaj në Ravnagorë, dua t’i kthejë prapa. Nuk erdha të bëjë hajgare. Unë gjithnjë isha mik i sërbëve, ja le t’ua thonë çifqinjtë e mi si i strehova sërbët. Po, thuaj edhe ti, bre Glishë!

– Po, po! –thanë zëlartë çifqinjtë dhe shtuan: këtë Zoti e ruajtë, na ka ruajtur si fëmijtë e vet.

– Unë do t’ua them të vërtetën, vazhdoi Alimi, tek mbreti ynë nuk ka shumë ushtri, e tëra vajti në Moskov. Në Prokuple nuk ka më shumë se dy taborre ushtarësh turq me një top. Ushtria më shumë rrin në dy tabe të gropuara jashtë qytetit. Pra, unë ua thash tërë të vërtetën. Por, pasi nuk erdhi Biniqi ju lutëm të më lironi të shkoj të mos vonohem. Hajde Glishë e më përcjell! U ngrit arnauti të shkoi, por tanët e kthyen dhe ai u ul por tashmë i frikësuar dridhej. Aleksa pastaj i foli:

– Ndryshe nuk mund të bëhet, Alim, pos dorzoi armët! Tani do të vijë Biniqki, por do të hidhërohet që nuk u krye. Ne e kemi urdhër, por ti mos u frikëso fare, do ti marrësh prapa.

Alimi e uli kokën dhe u mendua gjatë, duke luftuar gjatë me mendimet e tij, të ikte nuk mundej, ndonëse shpesh po e shiqonte derën. Më në fund foli duke dihatur:

– Do t’ia dorëzoj Biniqit kur të vijë ai.

– Pse po frigohesh, o Alim, i foli Glisha. Besa është e fortë dhe as qimja nuk do të dridhet në kokë. Dorzoi, çka do që të mungoj, le të kërcej koka ime!

– Eh, mirë pra, pranoi Alimi duke marrë frymë thellë. Do t’i dorëzoj por vetëm Glishës.

Ai ia dorëzoi pushkën, nxori thikën, por kur i nxori nga shoka koburet i shiqoi, pastaj ia zgjati Glishës e i tha zëultë:

– Ah, Glishë, u bë si u bë!

I ngushtuar, si luan i mundur ndejti gjatë afër zjarrit i heshtur dhe nuk foli asnjë fjalë. Më vonë majori urdhëroi që Alimi ta shalonte allgjin e tij dhe bashkë me çifqinjtë dhe disa kalorës të përcillej në Teshicë tek Biniqki. Posa ata u lëshuan afër karaullës sonë, arrijti komandanti i divizionit, i takoi e piskati:

-Çka është kjo? A doemos duhej sjellur te unë në Teshicë?

E solli Alimin në karaullën tonë, e mori në pyetje, pastaj iu urdhëroi t’ia kthenin armët, ia dha një copë letër dhe i foli:

– Shko lirisht. Iu thuaj të gjitha familjeve tuaja: lirisht le të kthehën nëpër shtëpia. Askujt nuk do t’i dhembë koka. Të betohem në Zotin e gjallë dhe në djalin tim të vetëm se do ta vras secilin ushtar timin i cili do të prekte apo lendonte ërzin tuaj. Tani shko dhe iu thuaj për këto që të premtova. Alimi kërceu si riqebull, vajti qitas fushës, i bindur se për dy ditë do t’i kthente. Pastaj komandanti i divizionit u kthye kah majori:

– Pse e çarmatosët njeriun? Vallë, a nuk mundët ta kryeni ju vetë këtë punë dhe ta kthenit prapa? Ne ata nuk guxojmë as t’i ngacmojmë, se ju nuk dini se çka është arnauti i hidhëruar. Herën tjetër duhet të dini si të veproni në raste të këtilla.

Komandanti i divizionit nuk mundi ta shifte fushën tutje as pozitat për shkak të mjegullës, për çka ai erdhi, por u kthye prapa duke lënë urdhër se veprimet të mos ndërmirrën pa lejën e tij, por edhe iu tha se Sundimtari do të vie të 5 të këtij muaji në mesin e ushtarëve. Atë ditë kapiteni Stojanoviq me disa kalorës e këmbësorë ishte në vëzhgim deri tek fshati Petroc, tri orë larg. Atje patën takuar disa arnautë. Por, posa e kishin vërejtur, kishin ikur përtej lumit të Toplicës. Aty e kishte takuar kmetin sërb, të cilin e pati ftuar që të nesërmen të vinte në Grebc. Ai u kthye në mbrëmje duke sjellur djathë dhe disa pula. Të nesërmen në mëngjes, arriti kmeti Petër me dy sërbë. Ai solli një matare raki për majorin dhe shpjegoi për armikun:

“Turq nuk ka deri në Prokuple. Fshatrat janë të zbrazura. Të gjithë me familje kanë ikur përtej lumit të Toplicës e janë zhvendosur. Arnautët thonë se Sulltani ia fali Sërbisë tokën deri në Toplicë, për atë shkak ata ikën përtej saj. Në Prokuple janë vetëm 400 nizamë. Para disa ditësh ishin edhe aq, por ata vajtën në Kushumli, ku poashtu janë 400 dhe me dy topa. Në Prokuple ishte një top, por e tërhoqën për në Nish dhe tani nuk kanë më. I kanë dy pozicione të mihura, si tabe. Por, ju lutemi, që ta dërgoni një kompani ushtarësh përtej Petrocit, për t’i mbrojtur sërbët, sepse janë mjaft, pasi arnautët tani po ju kërcënohën se do t’i vrasin të gjithë”.

Majori i premtoi se ashtu do të vepronte dhe pastaj i liroi. Petri fliste pastër sërbisht si të ishte i mjedisit të Shumadisë. I bukur, burrë i zhvilluar, afro 50 vjeçar, i cili i rruante thinjat në zylyfe dhe mustaqe. Ushtarët e Tërrnavës duke zbritur në shtepitë e afërme të arnautëve dhe nëpër fshatra të tyre, prej aty kishin sjellur kripë, mazë, djathë dhe pula. Secili i bartte nga pesë gjashtë sosh pastaj pranë zjarreve i piqnin. Përgjegjësi i barnatorës, Stojishiqi dhe mjeku Gavriqi u zunë keq si krimbat e verdhë. Mjeku shkroi referat eprorit të brigadës: se ai nuk mund të mbetej më tutje me Stojishiqin. E referati i vajti komandantit të divizionit.

Faqe nr. 34 e përkthimit:

Turr e vrap hyri Milenko Jeçmenica dhe e njohtoi majorin: se i kishte sjellur dy turq nga Reçica e Epërme e i futi brenda. Majori iu ofroi të uleshin. Ata ishin të veshur mirë, ishin me tirqi, por fytyrat iu tregonin se ishin nga ata turq të ndershëm. Majori e pyeti të parin si quhej dhe çka kërkonte.

– Mua më quajnë Mako Haxhiu, por na dy erdhëm me këtë rojtarin tuaj të pyesim: a do të na pranoni të dorëzohemi dhe që ushtarët tuaj më vonë të mos na cenojnë ërzin, që ne të mos ikim nga shtëpitë tona. A, valla, çka të na kërkoni, ne do të ju japim. Nga Reçica e Epërme dhe e Poshtme asnjë njeri deri më tani nuk është shpërngulur.

– Jeni të lirë të rrini në shtëpitë tuaja. Këtë ua thoni edhe të tjerëve se asnjërit nuk do t’i mungojë asgjë, por as që guxon kush të ju ngas – ia ktheu majori, sepse sipas zakoneve tona e humbë kokën kush i cenon të dorëzuarit. Por ju duhet doemos t’i dorëzoni armët, pasi kështu është traditë dhe unë po ua japi besën.

– Ani, iu përgjigj ai turku, edhe ne këte e duam dhe vetëm duam të jemi të qetë. Ejani kur të doni, ne të gjithë duam që të ju dorëzohemi. Pastaj majori urdhëroi t’i përcillte tutje i njejti kalorës. Te kmeti u bë gazmend i vërtetë. Pogaqet e pulat i hanim me djathë. Kënga jehonte larg dhe u shpërndamë në ora 10. Në mesnatë u kthye kalorësi nga Prokupla me letrën se qyteti ishte marrë pa luftë. Majori menjëherë me telegram – e telegrafi ishte në majen e Lybetenit – e njoftoi komandantin e divizionit për marrjën e qytetit.

Në mëngjes majori dha urdhër për Grebc që tërë ushtria e mbetur të vinte në Petroc dhe aty të vendosej, ndërsa të tjerët i udhëzoi për në Prokuple: që në ardhjën e tij të pritej, pastaj në kishë të mbahej lutje për Zotin. Kmetit iu lejua që të vendosej në shtëpinë e saphiut. Pastaj u nisëm me ushtri për Prokuple. Në ora 10,30 hymë në qytet, kaluam rrugës në masën e tubuar të njerëzve të cilët duarhapur vraponin para nesh, i puthnin ushtarët dhe brohoritnin:

– Ju jeni vëllezërit tanë. Ju jeni shpetimtarët tanë. Rroftë mbreti Millan, ati i ynë. Rroftë ushtria e tij. (Flitej se pas luftës së suksesshme, Sërbia do të shpallej mbretëri).

Nëpër atë mori njerëzish u shtymë dhe arritëm deri tek shtëpia e Cakës, në të cilën u vendos shtabi. Para asaj shtëpie ishte mbledhur një grup njerëzish të rinjë të cilët piskatnin:

– Na jepni pushkë, që t’i ndjekim turqit e qakërdisur!

Nga shtëpitë gratë sillnin: mishëra të pjekura, djathëra, pogaqe, raki dhe ua ndanin ushtarëve. E tërë kjo ishte lirshëm dhe me hare.

E shiqoja një leckaman prej 11 – 12 vjetësh, i cili e kishte gjetur një shpatë turke, e kishte lidhur për beli dhe i shkonte zhagaz për toke duke e tërhequr, por klithte:

– Ku je bre çerkez, ku je bre arnaut, ta prej kokën, sepse më nuk do të ma marrësh motrën!

Faqe nr. 36 e përkthimit:

… Rrugët si nëpër të gjitha qytetet orientale janë të shtrembëta, me mure të larta, të ngushta dhe të papastërta. Në mes të qytetit është pyrgu, por e lartë sa një kullë në të cilën është treguesi i orës. Afër tij kalohet dhe zbritet tek ura mbi Toplicë. Nëpër qytet janë të shpërndara 4 xhamia me minare të larta, pranë të cilave janë edhe varrezat e turqëve. Në të dalur në anën veriore, shtrihet rruga e pistë nga banesat e çerkezëve, të dendura dhe të pa pastërta, në të cilat janë lukuni qejsh të uritur dhe të qartur, të lënë nga të zotët. Për ndryshe qyteti është i madh dhe i pasur, në të ka disa sërbë. Nga familjet turke nuk ka mbetur asnjë kokë. Të gjithë ata para disa ditësh janë zhvendosur, ikur dhe tërhequr tutje përtej lumit Toplicë.

Ushtarët kishin zënë përgjegjësin e barnatores turke, i cili ishte duke ikur për Nish. Atë ia sollën përpara komandantit të divizionit, të cilit i shpjegoi: me prejardhje ishte bullgar, por i lindur në Stamboll dhe nuk dinte gjuhë tjetër përpos turqisht, gjermanisht e frengjisht. Atë me përcjellje menjëherë e nisën për në Aleksinc.

Faqe nr. 38 e përkthimit:

Komandanti i divizionit dërgoi kalorësit dhe disa banorë që arnautët e ikur t’i kthenin nëpër shtëpia. Disa arritën edhe t’i kthejnë. Kërkoheshin ata që kishin djegur shtëpitë dhe ata që para ardhjës sonë kishin sulmuar dhe vrarë sërbë. U zu një rom turk të cilin do ta pushkatojnë.

Faqe nr. 38 e përkthimit:

Mësuesi ishte i madh me shtat, fytyrë e flokë bjonde, flet goxha shumë, duke mos u kujdesur për të folurit e vet, por kjo mund të jetë edhe shenjë hareje në të cilën njeriu nuk din as të kufizohet. Kur u njoftuam ai piskati, duke më puthur:

– A edhe ti dhaskall, dhaskall, o dhaskall bre, tani jemi të lirë, e Zoti dhashtë të na jetojë Sërbia dhe Knjazi!

Sot është thirrë ushtria jonë nga Petroci dhe arriti shpejt. Batalioni i Tërrnavës u dërgua në Potok, në xhaminë e lagjës Kërrnje me detyrë që t’i ftonte arnautet e fshatit Topanicë, që të dorëzohën dhe t’i ulin armët, ku janë më se 500 shtëpi. Kolona e jonë e cila banonte aty, marshoi përpara në hanin e Bacës dhe në Tullar, ku hasën në arnautë, të cilët pas pak luftimeve ikën përtej lumit Toplicë. Prej aty deri në Kushumli rruga zgjatë dy orë.

Faqe nr. 40 e përkthimit:

Arnautët nga ky fshat nuk i dorëzuan armët. Ata më parë ishin tërhequr në male, pos disa rojeve. Prijësi i tyre, Feka, ia kishte dhënë fjalën komandantit të Tërrnavës, Lishaninit, që erdhi në atë fshat një ditë më parë me kompaninë e tij, ku pati takuar të gjithë arnautët, se armët do t’i dorëzonin ditën e nesërme, pasi t’i kthenin familjet na malet.

Majori, posa arriti te xhamia e Kërrnjës, e dërgoi me disa kalorës Leshaninin në Toplicë t’i thirrte nja dy apo tre krerë të fshatit të vijnë tek ai në bisedime, ndërsa Fekën, i cili ishte dorëzua, të përcaktonin: se të gjitha armët të mblidhën nga ata njerëzit e vet dhe të dorëzoheshin. Pas tri orësh Leshanini u kthye i vetëm me kalorësit dhe i raportoi majorit:

– Në fshat hasa vetëm plakun Fekë, askush tjetër nuk ishte më aty. Ata më dhanë mua besën e fortë se deri nesër në mengjes të gjithë do të kthehën nga malet, armët t’i sillnin me veti me disa vetë tek ju për bisedime ku do t’ua dorëzojnë.

Majori ishte i kënaqur me përgjigje. Më tutje nuk mund të vazhdonin deri sa tërë atë masë e mardhe arnautësh të mos e përfitonin, pasi ua rrezikonin shpinën. Atë ditë erdhën disa nga arnautët që kthehëshin prej maleve, duke kërkuar “lejen” (teskeren) – për t’u kthyer nëpër shtëpia. Pasi ata i dorëzonin armët e merrnin “teskeren” prej majorit.

Në mbrëmje erdhi kalorësi nga Gryka e Jankos dhe ia solli letrën me të cilën e lajmëronte se dy kompani të Krushevcit u dërguan drejt Tullarit për të rënë në lidhje me ushtrinë tonë, por masa kryesore kishin marrë drejtimin: Simincë, Rashicë dhe Muzaq. Në këtë majori përmes atij kalorësi u përgjigj se: Tanët kanë shkuar për Tullar dhe do të urdhërojë që shpejt të vëhej lidhja me ta. Në atë kohë nga Tullari ishte kthyer edhe agjutanti Llaza, i cili i tha majorit: se ai i kishte dërguar dy kalorës në Grykën e Jankos me raportin se ushtria e Çaçakut po përpiqet që të vendoset lidhja, por kalorësit ende nuk ishin kthyer prapa.

Atë natë ishte shumë ftohtë; veriu i ashpër fishkëllonte e acari bëhëj edhe më i fortë. Ne u ngushtuam pranë e pranë dhe e kaluam natën në vendrojën e madhe dykatëshe të ushtrisë turke, ku në oxhak ndizej zjarri i madh, por dritaret të cilat po mungonin i mbyllëm me kashtë vetëm të ishte më nxehtë. Njësia e sanitetëve, me sanitetin, mjekun dhe oficerët tjerë, u futën në xhami. Në llogor ushtarët ndezën zjarre të mëdha. Kuajt ngriheshin tërë natën, duke i rënë me këmbë tokës nga të ftohtit.

Të nesërmen majori urdhëroi qe ushtria të nisej drejt kah Hani i Bacës, batalioni i Studenicës vajti në Belan, para hanit të Bacës, ndërsa ne mbetëm në Tërrnavc, deri sa nga Toplica të kthehej Leshanini i derguar me krerët e dorëzuar arnautë dhe me armët. Por ai u kthye para drekës dhe njohtoi:

– Arnautët nuk janë kthyer prej maleve. Feka i kishte lutur e përbe duke qajtur, por ata nuk deshën ta dëgjonin. Për këtë arsye edhe ai ishte i detyruar të ikte e fshati është tërë i boshatisur.

Majori e njohtoi komandantin e divizionit se Topanicasit nuk u dorëzuan, për çka aty për çdo rast do ta lente një kompa-ni të Tërrnavës. Komandanti i divizionit iu përgjigj që të ishte një batalion i tërë, ta zaptoi hapësirën nga xhamia e Kërrnjës e deri në tërë Topanicën dhe të qitnin në secilin arnaut i cili nuk do të dorëzohej. Kështu batalioni që u nis, u kthye prapa. Pas dite ne u nisëm vetëm me topa që të arrinin në hanin e Bacës para muzgut. Gjatë rrugës na gjuanin arnautët nga malet, nga anët përtej Toplicës, por plumbat nuk arrinin teke ne. Me këtë ata donin të na njohtonin se ishin shumë të armatosur, duke e penguar depërtimin tonë kundër Kushumlisë.

Faqe nr. 43 e përkthimit:

Kah ora 08 ushtria ishte e gatshme, e renditur dhe u nis në betejë. Erdhi lajmi se: dy kompani të Krushevcit zbritën deri në Plloqnik dhe e vunë lidhjën. Kah ora 09,30 u dëgjuan të shtëna pushkësh dhe lufta artilerike në maje të Bardhovës, ku ushtarët tanë kishin hasur në arnautë të cilët i gjuanin nga shtëpitë e fshatit Bardhovë, afër rrugës, ku i pritën me pushkë. E vranë një kalorës të Dragaçevës.

Faqe nr. 43 e përkthimit:

Komandanti i divizionit, i përcjellë nga agjutanti, togeri Aleksandër Mashin dhe ordonansi i kalorësisë me njësitin e tij, arritën nga Prokupla në hanin e Bacës mu në kohën kur plasi lufta në maje, por duke mos u hamendur me vrap vajti atje. Kur arrijti në vendin e luftimeve, doli para rreshtit luftarak, duke iu piskatur arnautëve:

– Dorëzohuni vëllezër, mos u vritni! Unë ua jap fjalën dhe besën se nuk do t’iu mungojë qimja e flokut nga koka. Mos shtini më në ne, dorëzohuni, dorëzohuni more!

Arnautët nuk e dëgjuan, por e mbuluan me zjarrë edhe atë i cili me agjutantin ishte goxha larg para rreshtit luftarak. Kur e vërejti se nuk ndihmonte thirrja e tij dhe ia vranë kalorësin, ai u hidhërua si një riqebull, iu piskati studenicasëve që të sulmonin arnautët, çka ata menjëherë e zbatuan urdhërin. I përzunë arnautët përtej lumit, prej nga i ktheu komandanti i divizionit, por i urdhëroi batalionit të Karanovcit të shkelnin në lumin Toplicë dhe t’i ndiqnin tutje, pastaj të vazhdonin në anën e djathtë të lumit.

Faqe nr. 45 e përkthimit:

Ne ishim ulur tek hani i Bacës dhe dëgjonim luftimet. I dërguam disa kasapë të cilët nga fshati sollën pula, të cilat i poqëm menjëherë. Tjetër gjë nuk guxonim të merrnim as të përdornim, ndonëse fshatrat ishin plot me gjedhe; lopë, qe, buaj, viça, kuaj dhe dele. Para nisjës komandanti i divizionit na u kërcënua se asgjë e arnautëve nuk guxon të preket, pasi që është e sigurtë se ata do të kthehën. Pas drekës ushtarët e sollën një qerre arnaute plot me bagazh. Në njerën ishte djepi në të cilin ishte e shtrirë foshnja mashkull njëvjeçar. Ushtarët e kishin gjetur qerrën në mal, të cilën e kishin lënë arnautët në ikje e sipër. Foshnjën e futëm menjëherë në dhomë të ngrohtë pranë hanit, ndërsa qerret i mbajtëm aty deri në ardhjën e komandantit të divizionit.

Arnautët e fshatrave të dorëzuara vinin në han për shkak të kerkesës së teskereve nga komandanti, çka nuk ishte aspak e vërtetë. Ata donin të shifnin: nëse tanët do të pësonin humbje në atë luftë, atëherë edhe ata do të ngriteshin kundër nesh. Ata i mbajtëm aty, duke mos iu lejuar asnjë hap tutje. Rreth orës 3, erdhi edhe një turk i pasur e i veshur mirë dhe kërkoi teskere. Edhe atë e ndaluam në han. Atë e ruante kalorësi i sëmuar Milenko Jeçmeçiqi. Një rast kur unë hyra në dhomë dhe e zbulova foshnjën në djep. Ai piskati, ndërsa turku, duke ditur se është i tyre, kërceu në han dhe u nis kah dhoma. Milenko i piskati:

– Bak, bak!

Ai u kthye. Ajo piskamë e foshnjës e lëndoi deri në zemër, por nuk kishte kah.

Faqe nr. 48 e përkthimit:

– Për çka nuk keni? Të vijnë pesë arnautë dhe t’iu rrahin me shpulla, t’ua marrin të gjitha, pastaj t’iu vrasin, kur nuk keni as armë për t’u mbrojtur! Ju ende nuk e dini se çka është arnauti i çakërdisur. Kur për ju nuk brengoset kmeti i mirë, atëherë ndihmone njëri tjetrin. Ku të gjeni në afërsi ushtri, e merrni forcën prej një kompanie. Për këtë unë ju autorizoj. Iu urdhëroni menjëherë, le të vijë menjëherë këtu një kompani e Krushevcit. Ja ku janë dy në atë kodrinë e përgjumën, por e veni rojën.

Unë menjëherë e bëra këtë dhe i dërgova kasapët në fshat të Tullarit dhe të Bacës të ju grahin gjedhëve, deleve e kuajve. U ktheva tek komandanti i divizionit, duke i thënë se: aty po i sillnin gjashtë arnautë, të cilëtk ishin ardhur për të kërkuar teskere dhe ia solla.

– Çka kërkoni ju këtu? –i pyeti ai. Çfarë teskere kërkoni? Kur jeni dorëzuar, kush guxon të ju përkas? Shkoni në shtëpi dhe rrini të qetë, deri sa nuk keni pësuar si ata vrasësit atje në Bardhovë. I përcillni – m’u kthye mua – shkoni në fshatin Kongjel, që nga arnautët e dorëzuar t’i merrni të gjitha armët dhe ato menjëherë!

Faqe nr. 51 e përkthimit:

… Atje ka arritur gjatë natës kapiteni Llazo Pavlloviqi. Ai është dashur që në agim të mësyente me ushtri kundër Kushumlisë. I bëri menjëherë dispozicionet, si dhe në cilin drejtim të depërtonte ushtria dhe e ndau atë në dy kolona jo të barabarta. E para ishte e përberë nga një batalion, një kompa-nie dhe me dy topa kodrinor. Ajo kolonë duhej të depërtonte në drejtim: majtas nga maja e Perenikës, dhe atë vetë batalioni ku do të takohet me atë kompaninë dhe me dy topat të cilët do të lëshohen dhe të ndahen nga kolona kryesore nga Gurguri, pastaj të kalonte Toplicën dhe të paraqitej në Baqogallë në jug dhe mbi – prapa shpinës – së Kushumlisë – nën komandën e e vetë Llazar Petroviqit. E dyta, kolona kryesore, e përberë nga tri batalione dhe me dy topa kodrinorë, duhet të depërtojë në fshatrat Simnicë, Rashicë, Muzaq dhe Gurgur – drejtimi kah maja e Gashajve – maja e Mekulajve,

Faqe nr. 55 e përkthimit:

… Aty ishte çerdhe e arnautëve të çakërdisur, ku ishte strehimi i tyre kryesor dhe më i sigurtë, ku ishin vendosur familjet e tyre të zhvendosura nga e terë ajo rrethinë. Pozitat i mbronin pesëqind nizamë dhe njëmijepesëqind arnautë me dy topa të prodhimit “Krup”.

Faqe nr. 57 e përkthimit:

… Duke vrapuar tanë ngjiteshin në maje, të cilat nizami për një çast i lëshoi dhe ikën përtej lumit të Toplicës në Kushumli. Posa Sima e mori pozitën, menjëherë vazhdoi kah majat e Gashajve në të djathtë ku hasi në një njësit arnautësh të fshehur në pyll, ku ishte edhe strehimi i nizamëve e ngritur në formë kasolle. Ajo njësi arnautësh ua mbronte shpinën forcës së madhe kah majet e Gashajve – Mekulajve. Me ta u zhvillua një betejë, por pas pak mundimeve i mundi dhe i ndjeku përtej lumit të Toplicës.

Faqe nr. 58 e përkthimit:

… Një studenicas u kap lidhas me një arnaut të fuqishëm me të cilin ishte kacafytur gjatë me duar të thata deri sa e mundi dhe e ngulfati. Arnauti gjatë kacafytjës ia kishte shkurtuar dy gishta të dorës së majtë, por çka nuk e kishte shpëtuar.

Faqe nr. 59 e përkthimit:

Batalioni i Karanovcit depërtonte anës tjetër të bregut të Toplicës, në anën e saj të djathtë kishte lumin, por në anën e majtë depërtoi në thellësi dy orë rrugë. Në atë depërtim ai i spastroi gjashtë fshatra arnaute, në të cilat kishte mjaft luftime të rrepta. Arnautët iknin bregut të lumit Kosanicë në drejtim të Prishtinës. Deri në mbrëmje batalioni arriti edhe në Bjeshkën e Sokolit mbi Kosanicë, përballë Samakovës, ku kaloi natën. Batalioni i Tërrnavës, sipas urdhërit të komandantit tonë të divizionit, u mësye kundër Topanicës së Ultë e të Epërme, që t’i zaptonte, pasi që arnautët nuk deshën të dorëzohën. Kështu Lishanini, në mëngjes e nisi batalionin, i renditi dy kompani përpara, sulmoi Topanicën ku ishin mbyllur tridhjetë arnautë, prej nga me zjarrë pushkësh kundërshtonin. Ai vrik e dërgoi një dhjetëshe që ta rrethonte fshatin, pastaj sulmoi me tërë atë masë ushtarësh, arriti të marshonte në fshat. Arnautët dolën nga shtëpitë dhe filluan të ikun. Ajo dhjetëshe, e cila tanimë e kishte rrethuar fshatin, i priti, i gotitte dhe trembëdhjetë prej tyre i zuri të gjallë. Aty u zu edhe i biri i Fekës së pasur. Atë e mbyti duke i rënë me kundak të pushkës pas qafe vetë admi-nistratori i kompanisë, Avram Popoviqi.

Në fshat, në një shtëpi ishte mbyllur një arnaut, i cili duke qitur nuk lejonte të afroheshim. Të dorëzohej nuk deshi, por e vrau një ushtar tonë dhe një e plagosi. Tanën u çakërdisën dhe ia dhanë flakën shtëpisë, ai nuk deshi të dilte por aty u dogj. Pastaj Lishanini i priu ushtrisë në Topanicë të Epërme. Kur u afruan afër fshatit, u paraqitën në një bregore njëzetë arnautë, të cilët qendronin të qetë me pushkë në dorë. Tanët u afruan në nja njëqind hapa përballë, duke i thirrur të dorë-zohëshin, por ata vrik u shpërndanë në pyll, prej nga filluan të qitnin dhe na mbuluan me zjarrë pushkësh. Tanët marshuan tutje përpara, e kapërcyen bregun dhe i shpërndanë. Pasi hynë në fshat hasën në rezistencë të ashpër të arnautëve. Tanët e rrethuan fshatin, hynë brenda nëpër shtëpia dhe i mblodhën të gjithë që u gjetën. Aty pati edhe familje, por nuk pati mëshirë ndaj askujt. Pastaj ushtarët hynë nëpër shtëpia, ku gjetën plot plaçkë të pasur, ku e morën që para muzgut të kthehëshin tek xhamia e Kërrnjës. Prej aty i përcollën edhe ata trembëdhjetë arnautët dhe të lidhur i dërguan në Prokuple tek komandanti i divizionit i cili i gjykoi me vdekje. Shtatë ua dërgoi batalionit të Tërrnavës që t’i vritnin, ndërsa pesë në hanin e Bacës. Atë ditë ishte urdhër i komandantit të divizionit se: cili do ushtarë që plaçkitë çkado të turkut, është e tij. Por ajo zgjati për pak kohë, vetëm një ditë e gjysmë, pastaj u ndalua.

Faqe nr. 63 e përkthimit:

…Me këtë isha i vendosur, por erdhi auditori Trisha Millosheviqi dhe më shtyente që t’i urdhëroja eprorit të kompanisë që t’i rrahnin me kundaqe pushkësh. Unë asgjë nuk iu përgjigja, por u largova dhe vajta para të pafatëve të lidhur, të cilët ishin ulur në tokë. Kur më vërejtën, ai i pari me mundime u ngrit të më lutte për mëshirë. Fliste diçka aq dhimbshëm arnautçe, i tërhoqi pas veti edhe shokët dhe deshi të m’i puthte këmbët. Unë u largova, por ata bërtitën me zërin më të dhimbshëm:

– Aman, xhanëm, aman!

Në mesin e tyre ishte edhe një jevg turk, i cili dinte ngapak sërpçe dhe duke belbëzuar më foli:

– Pashë rininë tënde të bukur, na e falë jetën! Kështu që shpirti yt nuk do të hyjë në xhenet dhe të mos ketë rahati, mos na vritni, sepse nuk jemi fajtorë!

– Mos u frigoni! –iu përgjigja.

Në atë çast erdhi Trisha dhe më peshperiti në vesh:

– Ja, eprori i kompanisë, i thuaj le t’i qesin më lart dhe t’i vrasin. Çka po pret? Po të kishin zënë ty këta, deri tani do të kishin vu në hell dhe do të piqnin pranë zjarreve. Sa vëllezër tanë i kanë vrarë, po as aq qime flokësh nuk kanë në kokë! A e shef atë leckaman? Dy ushtarë shembullorë me mundime e tinëz i vrau. Po, a këta meritojnë mëshirë? Kryeje këtë urdhër kur të ka urdhëruar komandanti i divizionit!

Faqe nr. 66 e përkthimit:

Në mesditë morëm urdhërin që menjëherë të nisemi për Kushumli, ku nguteshim. Rrugës, në udhëkryq mbi Bardhovë, na takoi Biniqki me suitën e tij, u ndal dhe na dha shenjë që të zbritnim.

– Zotërinjë, Kushumlia u mor, ajo çerdhe e arnautëve paganë. Shkoni menjëherë në qytet, në kishën e Nemanjës. Aty do të shifni si valvitet flamuri krenar i Sërbisë. Atë sot e çliroi ushtria trime e Çaçakut. Rrofshin studenicasit e mi….

Faqe nr. 67 e përkthimit:

Pavlloviqi gjatë rrugës më tregonte: si vajti lufta e fundit. Ai nuk e tregonte si vajti puna me të vërtetë me ushtrinë e Krushevcit, tek e cila ishte edhe ai vet. Atë turp ai e fshihte. Pastaj më tregoi tutje: si arnautët e kishin zënë një ushtar të Krushevcit, vetëm një ditë më parë ishte kthyer nga pushimi. Atë e bartnin me veti grykë më grykë. Kur ata ikën nga prita e fundit, ia kishin prerë kokën dhe atë ende të vakët e kishin gjetur në grykë…

Faqe nr. 70 e përkthimit:

Ky vend për arnautët ishte çerdhe e vërtetë hajdutësh, ku ata fshiheshin, ndërsa në kohëra të ndryshme dilnin rrugëve e kalimtarët e rastit i plaçkitnin dhe i vritnin – për ta ishte njejtë a ishte në pyetje sërbi apo turku. Edhe në vetë nizamin ata sulmonin duke ua marrë armët. Ende ka të tillë në Samakovë.

Faqe nr. 78 e përkthimit:

Të nesërmen, me 19 dhjetor u caktua kapiteni Millan Sto-janoviqi dhe togeri Sima Petroviqi që me një kompani dolën rrugës për Prishtinë për të vëzhguar rrugën e vjetër: a mos kishte ndonjë njësi të ushtrisë armike në afërsi dhe nëse do të hasnin në të, ta ndiqnin tutje. Ata kah ora 10 ndërmorën atë vezhgim. Pas një ore, një njësit i vogël arnautësh, prej 30 – 40 vetësh zbriti dhe sulmoi pararojën e Dragaçevës që u forcua me një kompani, të cilën menjëherë e solli Mihaillo Zhivkoviqi nga Baqogalla. Luftimet zgjatën më shumë se gjysmë ore. Tanët i ndoqën arnautët, të cilët silleshin asajde gjatë natës.

Faqe nr. 80 e përkthimit:

Drejt fshatit Plloqnik, mbi një zabel në një përpjetëze, u gjet një plakë e moçme arnaute afro 80 vjeçare. Ajo ishte e ulur prapa qerrës pas gjësendeve, në ato vise me akull ajo kishte rrëshqitur nga qerrja. Aty kishte mbetur, ishte mërdhirë dhe kishte vdekur. Qerrja u gjet më lart, ku kishin mbetur tjerët, pasi qetë nuk kishin mundur t’i tërhiqnin tutje.

Një arnaut vajti rastësisht në mesin e intedantëve të Dra-gaçevës të cilët po ngrohëshin pranë zjarrit afër rrugës, sepse ishin duke shkuar të bartnin bukë nga Prokupla. Arnauti doli nga mali dhe fillooi të bërtitte:

– Aman, aman sërbë, aman sërb!

Ata ishin të paarmatosur, sepse intedantët nuk bartnin kurrëfarë pushkësh, një thikë e dy revole. Kur e panë, ata u zbehën nga friga, por kur ai prapë i luti, ata u ngritën, e sollën pranë zjarrit, ia morën armët dhe ata e mbytën me thikën e vet. I tillë është arnauti i frikësuar.

Faqe nr. 81 e përkthimit:

Arnautët ngritnin ulërimë, duke klithur, duke lëshuar zëra të vrazhdtë, të shara të ndryshme, duke mos folur asgjë dhe nga ato britma, klithma e kërrkëllimë njeriun e zinte tmerri. Ata provuan të sulmonin e të depërtonin, por Sima, i cili ishte në vargon, iu piskatte:

– Jo, more turk, nuk shkon ku mendove! Qitni sërbë!

Faqe nr. 81 e përkthimit:

Gjatë kthimit ushtarët hasën në kufomat turke, të cilat i bastisnin. Një dhjetar i Tërrnavës takoi një turk të fshehur në pyll, ia ktheu pushkën dhe e goditi. Turku ra pas dy hapave i goditur në gjoks me plagë të rëndë, ndërsa dhjetari vrapoi që ta prekte, duke menduar se ishte i vdekur. Kur iu afrua, turku gjysmë i vdekur duke mbajtur revolën në dorë, ia shkrepi dhe dhjetari u plandos i vdekur. Vrapuan shokët e tij dhe e mbyten turkun, por dhjetari nga pakujdesi vdiq para turkut të shtrirë.

Faqe nr. 82 e përkthimit:

Tanët pa kujdes depërtonin, e kaluan edhe atë pozitë, ku për shkak të dendësisë valëvitëse të shkurrave e të pyjeve të mbuluara me mjegull, nuk jepte kurrëfarë pamje. Pasi kaluan deri diku, turqit dolën nga pritat e tyre dhe befas i sulmuan pas shpine. Tanët shpejt u mblodhën, i futën një nga një togjet në zingjirë, duke i pritur arnautët që i sulmonin pamëshirshëm që t’i shkatërronin. Në atë situatë kritike, tanët u përpoqën që të tërhiqën prapa, por arnautët nuk iu lanë mundësi të bënin asnjë hap. Ishte luftë për jetë a vdekje. Një kompani që Sava e pati lënë t’ia mbronte shpinën, në rast se ndonjë njësi turke do të paraqitej nga larg luginës së Kosanicës u detyrua ta fuste në luftime.

Ajo ishte beteja më e rëndë dhe më e dhimbshme. Ata të rrethuarit nuk mund të shpëtonin, e vetmja dalje për ta ishte rruga, por shqiptarët e çakërdisur nuk iu lanë dalje. Djathtas ishte shkrepi, majtas Samakova, askund tutje! Afro tri orë po sulmonin karanovcasit me ashpërsinë më të madhe, sepse po e shifnin disfatën me sy. Të gjallë nuk guxonin t’iu binin në dorë arnautëve, sepse ata do t’i piqnin. Në atë ashpërsi të mjerë ata depërtuan në mes radhëve të arnautëve dhe shpëtuan. Ani se arnautët vraponin pas tyre, ata u kthyen dhe mbroheshin duke u tërhequr. Në këtë tërheqje u përzunë për tre kilometra nën vendin e pararojës së tyre, të cilën vetëm gjatë natës prapë e zaptuan, pasi turqit u tërhoqën prapa. Turqit e ndërprenë më tutje ndjekjen, pasi në atë kohë njësia e tyre nga Samakova me shpejtësi tërhiqej. Një ushtarë i yni humbi në atë mjegull dhe tanët u bindët se ishte zënë rob dhe e çregjistruan, por ai të nesërmen u kthye prapa.

Faqe nr. 92 e përkthimit:

Ushtarët filluan të tërhiqeshin të shpërndarë. Sima me një grup të vogël, kurrsesi nuk lëshonte pe. Arnautët e rrethuan, ai nga revolja e tij i rrëxoi tre, por në atë çast mori plagë të rënda dhe u plandos për tokë. Kalorësi i tij dhe një ushtar e mbronin duke qitur në arnautë. Ai, ashtu i plagosur, e mblodhi vehtën, e mbushi revolverin e tij dhe i ulur mbrohej. Por ata në masë të madhe e rrethuan, ia vranë kalorësin e rreshterin, u afruan t’ia prenin kokën, por ai plumbat e fundit i shkrepi dhe i vrau dy vetë. Pastaj vrapuan të tjerët, e zunë dhe ia prenë kokën, e bastisën dhe ia morën të gjitha gjërat.

Faqe nr. 93 e përkthimit:

– Ku po nguteni? Ku po ikni? Vallë, po e leni të vetmuar trimin tanë, togerin Sima? A edhe ti, teboshxhi, i prinë ikjës, që je i fshehur larg nga zingjiri i luftës? Edhe ti ma ngritë ushtrinë në ikje?

– Zotëri, iu përgjegj doboshxhiu. Turqit na shkatërruan, togeri u zhduk, ndërsa ne u shpërndamë kah mundëm.

– Çka, u shpërndamë? –piskatte me hidhërim Biniqki. Po, a nuk po dëgjon se atje ende zhvillohet lufta? Nëse kështu të gjithë fillojnë të ikun, pra ju shkatërrojnë turqit. Nuk e ke më togerin, pret që të prijë të ikësh. Ty të gjykoj me vdekje. Ti, o udhëheqës i kompanisë, e kryej këtë urdhër menjëherë! Ku është prifti, le ta përgadis për vdekje e pastaj e ekzekutoni.

Faqe nr. 108 e përkthimit:

Nga Prokupla së pari vie vendbanimi xhamia e Krees. Nga e djathëta: fshatrat Patok e Pllanë, nga e majta përtej lumit të Toplicës, Topanica. Gjatësija e kësaj vije është gjashtë – shtatë kilometra. Deri aty rrafshira është e ngushtë, por prej aty është gjithnjë e më e gjërë. Shpatijet lëshohën deri në rrugë, të cilët janë të përshtatshëm për mbrojtje dhe dominojnë gjatë tërë rrafshirës së gjërë. Prej aty fillon fshati Belan, në të djathtë për afro pesë kilometra, ku poshtu janë shpatijet të përshtatshme për mbrojtje, ku tani tanët mendojnë që ta mbajnë betejën vendimtare. Më tutje, në të djathtë vie hani i Bacës, ndërsa në të majtë vie fshati i madh Plloqniku për tre – katër kilometra. Aty është gjërësia më e madhe e rrafshinës. Afër hanit, për në veri ndahet rruga për në Grykën e Jankos (e Jakës), skaj të cilit në të majtë goxha shpesh janë fshatrat arnaute dhe qerkeze: Baca, Kalludra, Tmava (në rrugë), Bërbatovci, Gurguri, Muzaqi dhe Qyqalla. Nga hani i Bacës vie fshati Bardhovë për pesë – gjashtë kilometra, para të cilit nën shpatijet në të majtë për disa qindra metra shtrihet fshati Plloqnik, ndërsa në të djathtë arrijnë shtëpiat e fshatit Tullarë. Prej aty, përmbi Bardhovë, drejt kah perëndimit, qon rruga kryesore, ndërsa në të djathtë kthehet rruga e vjetër, pranë së cilës në të djathtë ndodhet fshati Maqakoc për tetë – nëntë kilometra. Mbi Maqakoc, për tre kilometra në veri, ndodhet fshati shumë i pasu Plakaj, por në perëndim, për dy – tre kilometra, tutje kalohet në rrugën kryesore për Kushumli. E në rrugën kryesore nga Bardhova është vija më e shkurtër për Kushumli. Në të djathtë të asaj rruge është fshati Dorqin, ndërsa në të majtë, përtej Toplicës fshati Grraboc për dy kilometra, ndërsa për pesë kilometra fshati Kërqmarë në rrëzë të vetë Bjeshkës së Sokolit.

Kjo është hapësira e Toplicës në të cilën është fushëbetejë, e unë, ja, këtu e bëra dhe e dorëzova skicën e saj.

Faqe nr. 117 e përkthimit:

Ajo vërejtje skandaloze nga njerëzit të cilët as nuk morën pjesë në atë luftë, të cilët as nuk i dinë pozitat e Kushumlicë, të cilët as nuk e kishin parë forcën e armikut, na ofendoi rëndë. Ne, prapë nëpër të gjitha këto kuptuam: në kënd mendohej, apo kundër kujt ata po ngriteshin. E dinim mirë: se ata nuk kishin asgjë kundër kësaj ushtrie për të cilën edhe ata ishin të bindur se ajo ishte ndër brigadat më të guximshme. Por, ata e urrenin Biniqkin, atë nuk mund ta duronin, ata me atë rast kishin marrë material që ta sulmonin me armë të tmerrshme dhe ta përlloqnin, pra atë njeri i cili me trimërinë e tij ua pati kaluar, i cili depërtoi dhe e spastroi Rrafshin e Toplicës, me çka u ngrit edhe më lart…

Faqe nr. 120 e përkthimit:

… Turqin përcollën luginës së thellë të përroit të Maqakovës dy njësite arnautësh dhe njësitin e kalorësve në Plakaj që ta sulmonte pozitën tonë në krah. Njësiti i parë arnaut, posa arriti në anën e djathtë të Krushevcit, u ndal dhe u fsheh. Njësiti i dytë u ndalua përballë qendrës dhe krahut të majtë, duke pritur çastin vendimtar, po, nëse nuk do të ishte i aftë njësiti i tyre për luftime t’i kthente, atëherë të futeshin në luftë edhe ata.

Faqe nr. 120 e përkthimit:

– Si është, zotëri major?

Ostojiqi me ndërprerje iu përgjigj:

– Ah, ata arnautët e këqinjë, pashë Zotin, vëllaçko! Ata suleshin vetëm me jataganë, as që shikonin se tanët qitnin në ta! Mezi shpëtova kokën! E, nuk dija që janë aq të tmerrshëm!

Edhe ushtarët ashtu vraponin. E kishin lenë ashtu atje të plagosur edhe komandantin e tyre të batalionit, togerin Millan Petroviqin në fushëbetejë. Kur e pa se tanët tërhiqeshin, e ai as s’mund të ngrihej në këmbë, ia zgjati kapelën një ushtari, i cili kaloi pranë tij, duke i thënë:

– Ja, kapelën time, merre dhe trego se këtu mbetëm i plagosur dhe se jamë vrarë!

Turqit arritën tek ai, ia prenë kokën dhe ia morën me veti. Trupi iu gjet më vonë, iu mor dhe e varrosëm në Belan.

Faqe nr. 124 e përkthimit:

Në agun e parë roja e Dragaçevës vërejti se po iu afrohe-shin dy qerre të ngarkuara me dy qe në zgjedhë nga Bacajt të përcjellura nga disa gra. Kur arritën pranë tyre, ata iu piskatën dhe u ndaluan. Ato gra i lëshuan qetë dhe ikën majtas lumit të Toplicës nëpër pyje. Ushtarët në roje vrapuan pas tyre dhe e zunë një arnaute, të cilën ia sollën majorit. Ai e pyeti se për ku ishte mësyer, ndërsa ajo mezi iu përgjigj me sërçe të dobët:

– Ne u dorëzuam dhe mbetëm në fshatin tonë, Bacë, por para disa ditësh në shtëpi më vdiqën plaku dhe djali. Ne nuk patëm me çka të mihnim që t’i varrosim, por mbetën brenda shtëpisë, që trupat ia nisën të prishën. Nga duhma nuk mund të rrinim më. I muarëm qetë tanë, i ngjitëm në qerre, morëm e ngarkuam gjëra të imëta dhe pak ushqim së bashku me renë dhe u nisëm. Ajo e kishte një foshnjë ngrykë, ndërsa dy tjerë i morëm, të shkojmë në gjini të saj në fshatin Dedincë, që është mbi Grraboc. Qetë nuk mund të tërhiqnin qerren nëpër breg të Bacës dhe aty na mbeti qerrja, ndërsa qetë i morëm përpara nesh. Kur erdhëm këtu afër, asqeri i juaj na piskati: Ndal! – Ne u frikësuam, i lamë qetë dhe ikëm përtej Toplicës. Mua më zunë, ndërsa reja me fëmijë më humbi. Por, ju lutem: ma gjeni, ajo do të vdes nga acari dhe uria.

Faqe nr. 126 e përkthimit:

Nuk u mundova shumë dhe e gjeta atë shtëpi në të cilën pas dere ishin të shtrirë dy të vdekur. Nuk mund të afroheshim nga duhma e rëndë. Për këtë shkak unë i propozova majorit që ajo shtëpi të digjej, ku do të digjeshin edhe ata dy të vdekur, sepse nuk mund të nxirreshin jashtë. Ashtu u veprua ditën e nesërme.

Faqe nr. 138 e përkthimit:

Shtëpia ishte e re, posa e përfunduar, e ngritur me gurë, me muri të fortë, të trashë dhe në katin e parë ishte shtalla e madhe dhe një dhomë pranë saj. Në katin e epërm ishin dy dhoma, ndërsa e treta ishte guzhina me një teracë të gjërë, nga e cila dukej qartë e tërë Samakova dhe Bjeshka e Sokolit deri përtej Maqakocit. Në të njejtin oborr gjendet edhe një shtëpi e vjetër dykatëshe, me dy dhoma lart, poshtë me shtallë; pastaj dy hambare të mëdha prej dërrasave të mbuluara me rrasa, në të cilat mund të vendosën 50.000 okë drithë të plota, njëri hambar është i ri me katër ndarje. Ato hambare janë përplot, ndërsa prapa tyre janë koshat plot me misër. Poshtë shtëpisë kishin qenë strehimoret me bosa, në të cilat ishin strehuar më se 200 arnautë vullnetarë, të cilët i kishte mbajtur ai arnaut i pasur i atij çiflligu edhe gjatë vitit të kaluar i kishte udhëhequr kundër nesh. Në anën veriore shtrihej rrafshira e pllehshme që mezi shifej, pronë e të njejtin arnaut, në të cilën i kultivonte të lashtat. Kishte mjaft pemë të mbjellura dhe ato t’ua them. Aty kishte kajsijat më të mira, dardha, qershia, molla e të tjera.

Faqe nr. 139 e përkthimit:

… Në Prokuple u formua një batalion i vullnetarëve, nën komandën e priftit Dimitrije, i cili vinte prapa nesh që nga Vukaja. Atij iu caktua detyra që ta pastronte nga arnautët bregun e djathtë të lumit të Toplicës drejt Prokuplës dhe të ishte si roje e vendit në qytet. Ai menjëherë e kaloi lumin e Toplicës dhe në fshatin Zhytkoc hasi në arnautë të cilët i ndoqi.

Me 11 janar disa vullnetarë tanë shkuan buzë lumit të Kosanicës dhe arritën deri te fshati Kastrat. Aty hasën në një njësit arnautësh me të cilët hynë në luftime rreth orën 09 të mëngjesit. Atë mëngjes u dërgua edhe një batalion i Aleksincit buzë Kosanicës për ta marrë një thep, për t’u përmbyllur tërë depërtimi i ushtrisë së Danubit. Posa e panë turqit nga maja e fortifikuar e Samakovës, i dërguan nja 200 arnautë të cilët e pritën batalionin e Aleksincit. Luftimet u zhvilluan dhe tanët iu rezistuan arnautëve të çakërdisur. Më vonë zbritën edhe 100 arnautë, i freskuan luftëtarët dhe sulmonin vetëm me jataganë në aleksincasit, të cilën menjëherë ia nisën të tërhiqeshin. Po tërheqja ishte gjithnjë e më e fortë dhe më e nxitueshme. Tanët shpejt e derguan batalionin e dytë të Aleksincit, i cilët i freskuan luftëtarët e deri diku i ndaluan arnautët e çakërdisur, por ata e përsëritën sulmin e tyre me thika dhe të dy këto bata-lione filluan tërheqjën e shpejtë dhe të pa rrregulltë. Pas tyre ishte bateria fushore të Qiriqit, e cila me atë rast i sulmonte me granata radhët e arnautëve. Ai aty erdhi në një pozitë kritike. Ushtarët tanë u tërhoqën me shpejtësi dhe bateria për shkak të terenit me ndërprerje nuk mundej më dhe basti i saj thehej kah rreziku që të zihej rob nga armiku.

Faqe nr. 141 e përkthimit:

… Në ato luftime me 11 janar 1878 u konstatua se ishin 12 ushtarë të vrarë, 19 të plagosur dhe 2 të zhdukur sërbë.

Faqe nr. 154 e përkthimit:

… Këmbësoria në depërtimin e saj hasi në një njësit arnautësh dhe ra në konflikt me ta, e cila luftë zgjati dhe ishte e mundimshme. Arnautëve nuk mund t’iu vinte ndihmë nga nga majat e larta për shkak se kishin vërejtur levizjët e ushtrisë sonë nga Bajska drejt thepave. Për atë arsye njësiti i ynë arriti t’i shpërndante arnautët dhe thepin për fat ta merrte në fërfëllizën më të keqe.

Faqe nr. 156 e përkthimit:

-Të nesërmen, me 17 janar, rreth orës 09,30 në mëngjes, u nisën të dy batalionet, i Levakut dhe i Temikut, me baterinë kodrinore buzë Kosanicës. Kur iu afruan pikës së caktuar, ata u sulmuan nga arnautët, të cilët ishin të fshehur nëpër atë teren pyjor dhe të thyeshëm.

Aty u zhvillua luftë e gjatë. Tanët me të gjitha forcat suleshin që t’i shkatërronin dhe t’i përzënin, për ta marrë atë maje mali, por arnautët e çmendur me shprehitë e tyre çetnike suleshin me jataganë nga të gjitha anët, çka bëri që tanët i detyruan të tërhiqeshin, e cila u zhvillua shumë qetë dhe me luftime të pandërprera. Arnautët, pasi u shkatërruan deri në afërsi të fshatit Vilikë, kah ora tre pasdite, e ndërprenë luftën dhe u kthyen në vendet e tyre, çka bënë edhe ushtarët e Jagodinës të cilën e patën zaptuar pozitën një natë më parë. (Në këtë konflikt, sipas këtij autori u vranë 13, u plagosën 57 dhe të zhdukur ishin 49 ushtarë sërbë).

Faqe nr. 160 e përkthimit:

Në një kasollë, mu në mes të fshatit, hasëm në një plakë arnautkë, e cila rrinte aty ulur me të renë dhe tre fëmijë të rritur. Erdhi tek ne dhe kërkoi bukë. Ia dhamë një, ndërsa ajo e mjera ankohej në gjendjën e saj, duke folur:

-E pata plakun dhe djalin, por vitin e kaluar asqeri i mbretit i mblodhi dhe i dërgoi në luftë kundër jush. Në luftë m’u vra plaku, ndërsa djali më erdhi i plagosur, por më vonë vdiq edhe ai nga ato plagë. Mbeta në shtëpi me re dhe me tre fëmijë të vegjël. Tani ju e ngritët përsëri krahinën tonë dhe na sulmuat.

Të gjithë tanët ikën, e unë, pasi nuk pata kah e ku, ja mbeta këtu me këta. Asqeri i juaj erdhi këtu, na i zuri të gjitha shtëpitë, pra edhe atë shtëpinë tonë. Unë u tërhoqa në këtë shupë të vjetër me thupra, e cila nuk ka as kulm dhe këtu po jetojmë, por do të vdesim nga të ftohtit. Ushqim nuk kemi; po shkokëlojmë misër dhe e hanë dhe kur herë pas herë marrim ndonjë bukë nga tuajt, me të cilët e mbajmë shpirtin.

Ishte gadi lakuriq, e mbështjellur në disa lecka, por e tillë ishte edhe e reja dhe fëmijtë, të cilët pos këmishave nuk kishin asgjë në trupat e tyre.

Faqe nr. 178 e përkthimit:

-Në në luftë me 16, 19 e 22 janar humbëm gjithsejt, duke llogaritur konfliktin bri Kosanicës me 11 janar – 216 të vrarë e 785 të plagosur në ushtri të Moravës. Në luftimet me 11, 12, 22, 25, 26 e 31 dhjetor për Kushumli patëm gjithsejt: 130 të vrarë e 136 të plagosur. Pra krejt: 346 ushtarë të vrarë me tre oficerë: togerët Sima Petroviqin e Millan Petroviqin dhe nëntogerin Mashiq. Ushtarë të plagosur e oficerë ishin 921. Këto janë humbjet tona të cilat i gëlltiti Samakova dhe Kushumlia. Në ato luftime më së shumti qendroi ushtria e Çaçakut, e cila në to humbi 300 njerëzit e vet trima. (Në të gjitha frontet e luftës me 1877 e 1878 ushtria sërbe pati 2.042 të vrarë, 2.999 të plagosur dhe 159 të zhdukur).

Faqe nr. 186 e përkthimit:

-Aty këtu arnautët më shpesh paraqiteshin përtej lumit të Toplicës dhe sulmonin disa fshatra duke ua marrë ushqimin. Para disa ditësh erdhen nëntë arnautë me dy kuaj duke i kërkuar që të merrnin ushqim nga koshat e hambaret e tyre, por ai nuk iu lejoi…

Faqe nr. 188 e përkthimit:

Në atë çast i sollen dy arnaut nga Mekulaj, të cilët kishin ardhur nga Podujeva e me hunjë i kishin sulmuar pesë kalorës tanë të cilët ishin në patrullim. Tanën mezi i zënë, i zaptuan dhe i sollën. Njëri e kishte mbi kokë një çallme nga shoka të mbështjellur, në trup nuk kishte këmishë fare, në shpinë një xhamadan të ngushtë të nizamit pa mëngë dhe tirqit poshtë, gjoksin e duart i kishte lakuriq, poashtu ishte këmbëzbathur – pa këpucë. Fytyrën e kishte të zbehur dhe të gërvishur, pa mjekërr dhe pa mustaqe, i neveritshëm dhe i tmerrshëm, i cili nuk ngjante në njeri. Ai tjetri ishte i veshur më mirë dhe me pamje më dinjitoze. Kur tanët e ftuan nga dhoma tjetër atë parlamentarin e tyre turk, t’i shifte, ai u neverit dhe iu piskati:

-Çapkenë bre, pizevengë bre. Çka po kërkoni këndej? Pse i sulmoni njerëzit pasi nuk ju ngasin? Ananas – nasitin qafirë bre? Duhet të ju vjerrin!

-Ai u kthye në dhomë ku ishte më parë e foli zëultë

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit